E enjtja e kaluar për të gjithë deputetë ishte ditë parlamenti. Edvin Kristaq Rama i vuri çelësin parlamentit, vrapoi në Berlin për të hapur ekspozitën e tij të zhgarravinave. Në të vërtetë, “sugarët” e tij, Fuga dhe “sugar” bis Cakaj, hapën lajmet se lideri i tyre, idhulli i tyre do të takohej me Angela Merkel dhe me të gjithë kryesorët e Gjermanisë. Shkoi u kthye me bisht ndër shallë.
I kam fare të sigurta, sepse tani s’është zor ta monitorosh atë. Tani gjërësisht në qarqet ndërkombëtare flitet për njeriun patologjik. Berlini e priti me rumorin e njeriut të sëmurë psiqik, e përcolli me rumorin e njeriut patologjik.
Por, të mbyllësh parlamentin, të shkosh në Berlin për zhgarravina, të kthehesh në Tiranë me zhgarravina të tua, ky është një krim i shëmtuar që i bën parlamentit, një poshtërim q ëi bën atij. Mirë juve që ju ka ushtarë të tij, jua ka hedhur trutë e veshgjatit, por shqiptarët e urrejnë gjer në palcë atë. Urrejtja popullore po rritet njelloj si temperatura nga ethet e malaries. Asgjë s’e shpëton edvinin tuaj ndaj dhe mundësish na jep pak sqarime, me ç’motiv i vutë drynin parlamentit, ditën e enjte. Punon njeriu gjithë javën, për t’u përgatitur para zgjedhësve, qytetarëve dhe vjen këtu e gjen drynin se i sëmuri, patologjik, siç e quan komuniteti ndërkombëtar, do të shkonte nëpërmjet shkarravinave .