Berisha: Bandat e Saje qorrit realizuan vjedhjen bankare të radhës

Ish-Kryeministri Berisha ka akuzuar ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri për grabitjen e bankës në mes të Vlorës mesditën e djeshme. Në një status në Facebook, Berisha shkruan: “Sot, ditën për diell grabitja bankare e radhës”. Berisha shprehet se në mes të Vlorës bandat e Saje qorrit realizuan përsosmërisht vjedhjen bankare të radhës.
“Të dashur miq, sot, ditën për diell, në mes të Vlorës bandat e Saje qorrit realizuan përsosmërisht vjedhjen bankare të radhës. Policia njoftoi se sekuestroi kamerat. Kështu që kësaj radhe rrini të qetë se nuk do të thotë se hajdutët ishin nga Burreli apo Kosova, si në rastin e aeroportit, por thjesht kamerat ishin jashtë funksioni!!
Miq, sot në Shqipëri vidhet më lehtë ditën për diell se sa në çdo orë të natës. Kjo sepse natën mund të ngatërrosh objektin! sb”, shkruan Berisha.

Artikulli paraprakMaskat grabisin me armë bankën në mes të Vlorës, asnjë i ndaluar
Artikulli tjetërBasha: Kur vendin e qeverisin grabitës me kostum, grabitje me maska do të ketë