Berisha: Basha, shqiptari i vetëm që ka marrë pjesë direkt në prangosjen e Millosheviçit

Sali BERISHA

Rama është shqiptari i vetëm që ka kontribuar për Millosheviçin. Lulzim Basha në dijeninë time është shqiptari i vetëm që ka marrë pjesë direkt në vendosjen e prangave të Millosheviçit.”

Gjithashtu, Berisha ka trajtuar çështjen e votës pro nga mazhoranca e tij në vitin 2011 për raportin e Dik Martit në Këshillin e Europës, me synim hetimin e akuzave ndaj UÇK për të ashtuquajturën “Shtëpia e Verdhë” në Burrel. Sipas tij, kjo njollë e rëndë e gatuar në Beograd duhej hequr, siç edhe ka ndodhur.

“Mbetem jashtëzakonisht i revoltuar për mënyrën e trajtimit të tyre me pranga në seancën gjyqësore. E pajustifikuar. Theksoj se sot përfundimisht u faktua se raporti i senatorit famëzi Dik Marty në shtyllën e tij kryesore ishte fund e krye një trillim i përmasave të paimagjinueshme. Dick Marty zgjodhi për kryeakuzë një trillim të tmerrshëm, siç ishte transplanti i organeve nga luftëtarët e UÇK.

Akuza e dytë më e rëndë që unë kisha dëgjuar: therja e njerëzve për të bërë tregti organesh. Këtë akuzë e lëshoi Carla Del Ponte. Stisën një shtëpi në Burrel sikur ajo ishte përdor si thertore për serbë për t’u marrë organet dhe gjoja një klinikë në Fushë Krujë, për të transportuar organet. Një akuzë makabre.

Me këto akuza, asnjë njeri nuk mund ta mohonte hetimin. Akuzë, e cila njollos jo vetëm udhëheqjen politike të UÇK, por damkos po kaq Shqipërinë. Ajo akuzë ka rënë. Gjykoj se Avokati i Popullit në Kosovë, shoqatat e shqiptarëve në Zvicër duhet të ndërmarrin një seri padish ndaj këtij armiku të shqiptarëve”

Artikulli paraprakStudimi/ Ja në cilën fazë të infektivit me Covid-19 humb shija dhe nuhatja
Artikulli tjetërNjë thikë e besëprerit në shpinën e Kosovës