Berisha: Bashkitë e Edi Ramës mi japin sallat falas!

Drejtuesi i foltores, deputeti i pavarur z.Sali Berisha, ka deklaruar se bashkitë e drejtuara nga Edi Rama ia kanë vënë në dispozicion falas e pa asnjë pagesë, sallat ku ai ka organizuar takimet me ndjekësit e tij. Më herët deputeti i pavarur Berisha ka deklaruar se Ramën e ka armik personal. Mbetet mister si është e mundur që Edi Rama nuk i ka penguar takimet dhe organizimet e armikut të tij por përkundrazi bashkitë socialiste ia kanë vënë në dispozicion sallat pa asnjë pagesë, duke ia lehtësuar punën, duke i dhënë Berishës fasaden e nevojshme që takimet e tij të duken sa më serioze. Pse Rama e ka ndihmuar deputetin Berisha? Deputeti i pavarur Berisha ka deklaruar se Rama tmerrohet prej aktiviteteve të tij dhe të Ilir Metës, ndërsa tani ai me gojën e tij na zbuloi se Rama jo që nuk është tmerruar prej tij por përkundrazi e ka ndihmuar.

Exit mobile version