“Berisha bashkon votat me PS-në për shkrirjen e SPAK-ut?!”

Avokati i njohur Spartak Ngjela në DritareTV foli lidhur me deklaratën e ish-kryeministrit Sali Berisha për shkrirjen e SPAK. Zoti Ngjela theksoi se prova më e madhe që kanë shqiptarët për fatin e kësaj strukture të posaçme është deklarata e Blinken, i cili ka thënë: “Ne do t’ia heqim Shqipërisë, korrupsionin”.

“Berisha dhe të gjithë politikanët e dinë që SPAK-un e kanë ndërtuar ndërkombëtarët. Deklarata më e fortë është dhënë nga figura e dytë e botës, Blinken i cili tha: “ Ne do t’ia heqim Shqipërisë, korrupsionin”.

SPAK është votuar nga 140 vota në Parlament. Nuk forcë në Shqipëri që të godasë SPAK-un. Që të shpërbëhet SPAK-u, duhet të jetë dakord mazhoranca. PS ka 2/3 e Parlamentit sot. A mund të ketë një marrëveshje mes PS dhe Rithemelimit, për të eliminuar SPAK-un? Kjo nuk ka mundësi sepse bie politika. Kjo edhe për faktin se SPAK është ngritur si strukturë nga ndërkombëtarët.

SPAK-u nuk eliminohet me ligj në Parlament, këto janë broçkulla. Reforma në drejtësi dhe lufta anti-korrupsion do të vazhdojë, pasi Shqipëria ishte duke u shkatërruar nga korrupsioni i lartë shtetëror. Nuk mendoj që do të jetë numër i vogël i politikanëve që do të arrestohen. Ata që flasin dhe sulmojnë drejtësinë, janë të trembur nga SPAK-u. Le të tremben, mos t’i fusin duart në paratë e shqiptarëve.

SPAK është ndërtuar si institucion juridik kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri”, tha zoti Ngjela për gazetarin Ermal Peçi.

Artikulli paraprakTë protestosh dhe të bllokosh rrugët për “korrupsionin” e Berishës dhe Metës është çmenduri
Artikulli tjetërGJKKO sekuestron një apartament të ish-ministrit Ilir Beqaj në Vlorë