Berisha braktiset nga militanti më i flaktë: Ik shporru! Ju me makina luksoze, kurse ne kaps…

Një ndër militantët më të flaktë të Berishës ka “shpërthyer” keq pas humbjes së thellë të demokratëve në zgjedhjet e 14 majit.

Korçari më i famshëm, Ilir Vrenozi nuk bën fajtor Ramën për humbjet, përkundrazi ai ka reaguar ashpër kundra dyshes Berisha-Meta të cilët justifikohen me pretendimin e vjedhjes së votës.

“Ky qe një përdhunim që iu bë demokratëve. Të shkrimet PD e djathta ça m*ti është të japin të gjithë dorëhqejen. Që nga ky e nga Alibasha. I poshtëruan demokratët, kanë që në 2013 morën malet. Mos dilni aty që të thoni që i vodhi Rama. Do i vjedhë mo, bravo i qoftë. Se mbron dot votën? Ik pirdhu. Na keni përdhunuar. Ç’do ti me kundërshtarin mo, do të vjedhë mund të bëjë ç’të dojë. E shkatërroi Luli opozitën me shokë, normal atë detyrë ka kundërshtari. Tani ti thua pse na mundi kundërshtari. Thirrini mendjes ju, se ka fajin Rama. Jemi ndarë në 100 vende si shtriga. Janë gjynah demokratët e shkretë. Juve kur vini, vini në protestë me makina luksi ndërkohë që ne jemi kaps. Rama na *** në mënyrën më korrekte”– tha Vrenozi.

Artikulli paraprakPD, Bejko: Kush mbështet berishizmin është antiamerikan
Artikulli tjetërTjetër disfatë për Berishën dhe Metën, PS merr shumicën e këshillave bashkiakë