Berisha dëmtohet në gju

Portieri i kombëtares shqiptare dhe Atalantës, Etrit Berisha, ka pësuar një dëmtim në gjurin e djathtë. Prej dy seancash stërvitore ai po bën përgatitje veçmas grupit dhe prezenca e tij në ndeshjen e fundjavës, ku Atalanta do të përballet me Bolonjën, është vënë në dyshim.
Sipas mediave italiane, ende nuk dihet ekzaktësisht se sa mund të qëndrojë jashtë fushave Berisha prej këtij dëmtimi, por duke qenë se nuk është diçka serioze, maksimumi që portieri mund të mungojë është vetëm 1 javë.
Edhe nëse humb ndeshjen ndaj Bolonjës, ai do të jetë gati për përballjen me Peskarën në Kupën e Italisë në mesjavë, ose për ndeshjen ndaj Juventusit në fundjavën e ardhshme në Serinë A. Mungesa e Berishës do t’i japë një shans për të treguar vlerat portierit Sportielo, i cili e humbi vendin e titullarit në momentin që bergamezët afruan në skuadër “gardianin” e kombëtares shqiptare.

Artikulli paraprakShkëlqen Manchester United
Artikulli tjetërZyrtare, Itali-Shqipëri luhet në Palermo