Ish-Kryeministri Sali Berisha reagon sërish për aksionin e sotëm të IKMT-së në bregdetin e Vlorës.
Përmes një postimi tjetër në rrjetet sociale, ai i kërkon qeverisë që të ndalë terrorin ndaj banorëve.
“Përleshje e banorëve të Radhimës me narkopolicinë, që me një akt krminal po ju prish banesat dhe bizneset e ligjshme. Stop terrorit ndaj banorëve të Radhimës”, shkruan Berisha.
Përplasje të forta mes IKMT-së dhe banorëve u regjistruan paraditen e sotme në qytetin e Vlorës, për shkak të prishjes të disa objekteve në zonën e Radhimës.
Banorët kanë dalë me fëmijët në krah përpara fadromave të IKMT-së, ndërsa pretendojnë se i kanë objektet me leje, dhe nuk iu është dhënë asnjë sqarim lidhur me projektin e Bashkisë.