Ish-Kryeministri Sali Berisha denoncoi pasditen e djeshme një atentat ndaj djalit të deputetit socialist, Spartak Braho. Duke iu referuar qytetarit dixhital, Berisha shkruante në rrjet se, ngjarja ka ndodhur në 18 gusht, kur dy persona të armatosur, i kishin zënë pritë djalit të deputetit, në hyrjen e pallatit të tij.
Në denoncimin e tij, Berisha shkruan se, Arber Braho, djali i deputetit socialist, ruhet në çdo lëvizje që bën nga policia.
Në banesën e Brahos qëndrojnë 24 orë efektivë policie, në mënyrë që familja të jetë e qetë. Disa efektivë policie kanë rrethuar të gjithë zonën.
Por së fundmi janë publikuar pamje nga banesa ku jeton familja Braho, ndërsa duket se ndodhen efektivë policie dhe një automjet i Policisë së Shtetit. Forcat e policisë qëndrojnë me shërbim 24 orësh pranë hyrjes së Pallatit, apo jo.
Për ngjarjen në fjalë ka reaguar edhe Policia e Shtetit, sipas të cilës, në datën 18 gusht ka pasur një konflikt banal për çështje parkimi makinash.
Sipas policisë, lidhur me ngjarjen është shpallur në kërkim një 26 vjeçar, i cili kishte kanosur me armë zjarri shtetasin K.B, 35 vjeç, banues në Durrës.
Një nga djemtë e deputetit Braho, quhet Kreshnik Braho, me profesion prokuror.
Në një komunikatë tjetër të po asaj dite, thuhet se A.B, 38 vjeç (Arbër Braho) është proceduar pasi ka goditur me sende të forta dy persona, njëri prej të cilëve i shpallur në kërkim nga policia për kanosje me armë zjarri.
Kanë qenë personat e dhunuar ata që kanë kërcënuar me armë djalin tjetër të deputetit socialist.
Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe deputeti Spartak Braho, sipas të cilit është një ngjarje banale “e provokuar nga një mik i droguar dhe u armatosur i gjysh Berishës, e cila iu relatua policisë”.
“Një shpifje e zakonshme e qofte largut se unë jam takuar për sqarim me personat në fjalë. Denoncimi ndaj personit, që ka 7 vjet në kërkim për provokimin e bërë, ju bë organeve të policisë së shtetit”, thotë Braho.