Berisha denoncon aferën e fundit të Ahmetajt

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, për arsye korruptive, po ndryshon udhëzimin e përbashkët të Ministrit të Drejtësisë dhe atij të Financave të qershorit 2017, për tarifat e shërbimit përmbarimor privat.
Në një mesazh dërguar ish-kryeministrit Berisha, një përmbarues privat ka denoncuar faktin se me këtë tentativë, Ahmetaj synon që të përgjysmojë të ardhurat e shërbimit përmbarimor privat që do të conte në falimentimin e këtij shërbimi.
Përmbaruesi shkruan ndër të tjera se “kundrejt përfitimeve të paligjshme, Z. Ahmetaj, po insiston që të ndryshojë, me qëllim e vetëm kriminal, përfitimin e tij personal dhe falimentimin e shërbimit përmbarimor privat”.
Postimi i Berishës në Facebook
Denoncohet korrupsioni i ministrit Zho Zho, shkaterrimi per qellime korruptive e sektorit te permbarimit privat!
Lexoni mesazhet e permbaruesit privat dhe reagimin e fuqishem te Bashkimit Nderkombetar te Permbaruesve. sb
“I nderuar Zoti Berisha,
Duke ju falenderuar për kontributin tuaj të padiskutueshëm në shtet-ndërtim dhe hapësirën dedikuar njerëzve të thjeshtë në publikimin e shkeljeve ligjore dhe abuzimin me pushtetin të pushtetarëve, me anë këtij mesazhi, dua të referoj pranë jush, aferën korruptive të Z. Arben Ahmetaj, Ministër i Financave dhe Ekonomisë, me Shoqatën Shqiptare të Bankave të përfaqësuar nga Sekretari i Përgjithshëm i saj, lidhur me ndryshimin udhëzimit të përbashkët (të Ministrit të Drejtësisë dhe Ministrit të Financave) nr. 385/7, datë 28.06.2017 “Për caktimin e tarifave për shërbimet e ofruara nga Shërbimi Përmbarimor Gjyqësor Privat”, me pretendimin absurd që ky udhëzim është nënshkruar nga ish ministrant teknikë, Z. Gazment BARDHI, Ministër i Drejtësisë dhe Znj. Helga VUKAJ, Ministre e Financave?!!!

Kundrejt përfitimeve të paligjshme, Z. Ahmetaj, po insiston që të ndryshojë, me qëllim e vetëm kriminal, përfitimin e tij personal dhe falimentimin e shërbimit përmbarimor privat, duke bërë hapa pas në historinën e suksesit të shërbimit privat, në rritjen e larte te ekzekutimit të vendimeve gjyqësor.
Këtë javë është plafikuar bashkëfirmosja e udhëzimit te ri, i cilin përgjysmon vlerën e tarifave të shërbimit përmbarimor privat, duke sjellë në kolaps këtë shërbim dhe falimentim e saj të sigurtë.
Shërbimi Përmbarimor Privat i krijuar nga qeveria Berisha 1, me ligjin 10031/2008, është një histori suksesi dhe bëri një revolucion në rritjen e numrit të ekzekutimeve të vendimeve gjyqësore dhe lehtësimin e barrës së shtetit.
Çdo ditë Z. Ahmetaj, po punon për falimentimin e shërbimit permbarimor privat, duke e finalizuar këtë javë goditjen përfundimtare të këtij shërbimin, në miratimin e udhëzimit të ri.
Ju drejtohem Ju, si e vetmja shpresë, për bllokimin e kësaj sipërmarrjen mafioze të Z. Ahmetaj.
Ju lutem, ANONIM.
Ju falenderojmë shumë për atë që bëni çdo ditë”.
“I nderuar Zoti Berisha! Po ju vë në dijeni qëndrimin/shqetësimin e UHJ(Unioni Ndërkombëtar i Përmbaruesve Gjyqësorë), mbi rrezikun/dëmin e madh e të psriparushëm që vjen nga ndryshimi i përdhunshëm i tarifave të shërbimit përmbarimor privat në Republikën e Shqipërisë, për të cilin ju kam vënë në dijeni. Ju lutem ANONIM! Gjithë të mirat!”

11

Exit mobile version