Berisha denoncon anëtarin e ri të bandës së Agron Xhafës

Ish-Kryeministri Berisha ka zbardhur katër pikat e forta të ekzpertizës britanike, të cilat konfirmojnë se zëri në përgjim është i Agron Xhafës dhe se nuk ka lidhje me zërin e aktorit Fredi Alizoti. Berisha thotë se ekspertiza britanike nxjerr zbuluar Ramën, të cilin e etiketon si kallam dështaku.
Berisha zbulon emrin e ri të bandës së Geron Xhafës dhe ky është ai I rejtorit të Policisë, Ardi Veliu. Berisha thotë se ai është anëtar kryesor i kësaj bande.
“Ekspertiza nuk konfirmon zerin e Alfred Alizoti si te ngjashem me zerin e personit (Geron Xhafes) qe bisedon me Alfred Veline por habiteshem ajo gjen se zeri i aktorit Alizoti ngjasonte me ate te tre mostrave tjera krahasuese te derguara si placebo per ekspertize dhe konkretisht me mostrat zerit te Ardi Alizoti, Ardi Xhafes dhe Geron Velise, i cili te dashur miq eshte i njejti person, anetar kryesor i bandes se Geron Xhafes por qe ne sherbim te Faqezi Droges dhe Kallam Deshtakut preferon shume emra dhe mbiemra”, thotë Berisha.
Postimi i plotë i Berishës
Ekspertiza britanike zhvesh cullak Kallam Deshtakun
Provon si supertrafikant Geron Xhafen!
Ajo fakton:

1- Zeri i materialit te regjistrimit eshte i ngjashem me zerin e supermafiozit qeveritar Agron/Geron Xhafa.
2- Zeri i materialit te bisedes midis Geron Xhafes dhe Albert Veline nuk ngjason me zerin e aktorit Fredi Alizoti por me ate te Agron Xhafes!
3 – Kallam Deshtaku ka derguar ne Britanine e Madhe jo materialin origjinal te bisedes se regjistruar midis Geron Xhafes dhe Albert Veliut por ka derguar vetem kopjen e rregjistrimit te paraqitur nga mediat me titrime me qellim qe te pegoje ekspertizen e cila kerkon gjithnje materialin origjinal dhe jo kopjen per te nxjerre perfundimin e sakte.
4- Ekspertiza britanike i jep goditje asgjesuese ekspertizes brenda 24 oreve te Kallam Deshtakut, i cili pasi organizoi biseden telefonike midis Fred Alizotit dhe Alfred Velia (ne qendren e azilit ne Kosove) deklaroi publikisht se zeri nuk eshte i Geron Xhafes duke besuar se do mund te shiste zerin e aktor Alizotit per zerin e Xhafes.
Ekspertiza nuk konfirmon zerin e Alfred Alizoti si te ngjashem me zerin e personit (Geron Xhafes) qe bisedon me Alfred Veline por habiteshem ajo gjen se zeri i aktorit Alizoti ngjasonte me ate te tre mostrave tjera krahasuese te derguara si placebo per ekspertize dhe konkretisht me mostrat zerit te Ardi Alizoti, Ardi Xhafes dhe Geron Velise, i cili te dashur miq eshte i njejti person, anetar kryesor i bandes se Geron Xhafes por qe ne sherbim te Faqezi Droges dhe Kallam Deshtakut preferon shume emra dhe mbiemra.
Si perfundim, nuk keni pare gje akoma!
ps: Placebo dmth ne kete rast nje moster qe perdoret per kontroll krahasues e detyrueshme per çdo ekspertize! sb

Exit mobile version