Berisha denoncon skandalin! Biznesi i policisë, 10 mijë euro për t’i shpëtuar ekstradimit

Policia shqiptare ka kthyer në biznes edhe ekstradimet. Ish-kryeministri Berisha shkruan në një postim në Facebook se ekstradimet janë një biznes i majmë i narkopolicisë së narkoshtetit. Berisha i referohet një denoncimi të bërë nga qytetari dixhital, përmes të cilit të arrestuarit që nuk janë shumë të njohur nga media, mbahen në paraburgim, dhe nuk njoftohet shtetit përkatës, me qëllim që të kalohen procedurat që të mos ketë më mundësi ekstradimi.
Për të vërtetuar pretendimin e tij, qytetari në fjalë ka dhënë edhe rastin e një të arrestuari në Durrës. Bëhet fjalë për 33-vjeçarin, Omar Kadiun, që policia njoftoi se është arrestuar ditën e djeshme, pasi kërkohej nga shtetit italian për përdhunim, por qytetari pretendon se ai është arrestuar dy muaj më parë.
Sipas tij, autoritet shqiptare, kanë njoftuar vetëm ditën e djeshme arrestimin e tij tek autoritet italiane, pasi kanë marrë lekë nga ai, në mënyrë që të kalohen afatet e paraburgimit.
“Ekstradimet, biznes i majme i narkopolicise se narkoshtetit! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital: Te denuarit me 10000 euro i shpetojne ekstradimit”, shkruan Berisha.

“Mirmbrema doktor po ju njoftoj se ne policine e rilindjes ka filluar biznesi i radhes me personat qe arrestohen per llogari te shteteve te ndryshem ku keta persona kane kryer krime dhe jane denuar ne mungese.Po te shpjegoj se cfare ndodh.Per personat qe nuk jane te njohur per median ,politiken dhe popullin pagesat qe sekseret marin jane deri ne 10 mije euro qe dosja dhe njoftimi qe keta persona u arrestuan ti shkoje shteteve perkatese.Dhe ka nje limit kohe qe shtetet perkatese duhet te fillojne ekstradimin per rekuperimin e te arrestuarve per llogari te tyre,ne te kundert personat ne baze te ligjit tone lirohen sepse nga vendi perkates nuk ka ardhur procedura.Por vendet perkatese nuk kane nga ta nisin proceduren sepse nuk marin njoftimin dhe dosjen nga policia e rilindjes e cila e ka kthyer ne biznes kete gje dhe po fitojne shuma maramendese.po ju sjell nje rast dhe ju e keni te lehte ta verifikoni personi ne fjale qe ndodhet ne foton poshte eshte denuar me 8 vite ne mungese per pedofili ne Bergamo te Italise por per Rilindjen nuk ka problem se cka bere per aq kohe sa mer leket
Personi ka dy muaj qe eshte arrestuar dhe pritet vetem te kalojne afatet qe te dale perseri i lire sepse rilindja ka mare leket dhe nuk ka njoftuar autoritetet italiane par arrestimin Personi ndodhet ne paraburgimin e durresit”, shkruan qytetari.

Exit mobile version