Përzgjedhja e shefave të klinikave Universitare të vendit fsheh një superskandal të qeverisë dhe Kryeministrit Rama.
Në komisionin përzgjedhës të këtyre shefave, nga 5 anëtarë në total, 4 prej tyre nuk janë fare mjekë.
Kështu shkruan ish-Kryeministri Berisha, i cili ka publikuar sot dokumentat që e provojnë këtë skandal.
Dihet që shefat e klinikave janë vendim-marrësit numër 1 për jetët e të sëmurëve në spitalet tona, shkruan z. Berisha.
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha në Facebook
Superskandal ne perzgjedhjen e shefave te klinikave Universitare te vendit!
Ne komisionin perzgjedhes nga 5 anetare 4 nuk jane fare mjeke!
Te dashur miq, Kallam Deshtaku ka vendosur ne nje akt skandaloz, njelloj si ne kohen me te zeze te diktatures hoxhiste, qe perzgjedhjen e shefave te klinikave, vendimmarresve numer nje per jeten e te semurve ne klinikat e spitaleve tona, ta beje jo me profesionistet me te mire te mjeksise por me militante partiake jo mjeke.
Per kete qellim ai ndryshoi vendimin e meparshem te qeverise, i cili parashikonte pjesemarrjen ne kete perzgjedhje jo vete te akademikeve me te mire te mjekesise shqiptare por edhe te asaj nderkombetare.
Me kete rast ju bej thirrje pedagogeve, mjekve, studenteve te mjekesise te refuzojne me guxim kete praktike me pasoja katastrofale per mjeksine shqiptare, jeten e qindra e mijra te semureve ne Shqiperi. sb
Perberja e komisionit i cili:
– do te vleresoje kandidatet aplikante ( VKM nr 488 dt 31.7.2018 pika 10),
– do te shqyrtoje dhe vleresoje projektin për zhvillimin dhe drejtimin e shërbimit (VKM Nr. 424, datë 10.5.2017 pika 9)
-si dhe do te beje renditjen e tyre (VKM Nr. 424, datë 10.5.2017 pika 11).
Si mundet qe nje komision me kete perberje (E. Joti- inxhinier, E. Hoxha – ekonomiste, E. Tola –juriste, E. Vasha –jo mjeke dhe vetem prof Xh. Dracini –mjek) te gjykoje dhe vleresoje projektet per zhvillimin dhe drejtimin e 41 sherbimeve aq te specializuara dhe te vecanta per gjithe sherbimin kombetar shendetesor.
Kriteret e mirefillta shencore profesionale, organizative, drejtuese, shkruese dhe referuese te domosdoshme per nje drejtim modern dhe efficient te sherbimeve reference, disa prej te cilave unike per gjithe shendetesine shqiptare u hoqen me (VKM nr 488 dt 31.7.2018 pika 10) duke u reduktuar vetem ne pasjen e titullit shkencor, pervoje mbi 10 vjet te punes ne specialitet dhe ne kohezgjatjen si pedagog I brendshem apo I jashtem .
Ne nje kohe kur strukturat universitare kane qene te ngurta ne zgjedhjen e pedagogeve te brendshem, shume te rinj me ide, projekte te qarta dhe shkencore zhvillimi mbeten jashte konkurimit vetem sepse nuk kane nr e caktuar te viteve si pedagoge apo kane me pak se 10 vite pune ne specialitet ndonese kane punuar ne sherbime respektive prestigjoze jashte.
Sistemi I pikezimit qesharak dhe absurd ne argument: p.sh nese nje kandidat me titullin professor (15) merr piket maksimale ne project (53) dhe si aftesi profesionale dhe organizative (14) permbush ne total 82 pike. Nderkohe kur nuk gjejme nje system analog nderkombetar pikezimi me maksimale 82.
E gjithe kjo farse deshtake i sherben vetem emerimeve te paracaktuara sipas interesave politike apo mediocre te drejtuesve te shendetesise.