Në një periudhë virozash dhe ku numri i vaksinave ndaj fëmijëve rritet, ish-kryeministri Sali Berisha, pas denoncimit të djeshëm ku tregonte se në Pediatrinë e QSUT-së nuk ka as termometër, publikon një tjetër fakt tronditës.
Vaksinimi i fëmijëve nuk bëhet më në qendrat shëndetësore, por në klinikat private.
“Vaksinimi i fëmijëve nxirret jashtë qendrës shëndetësore. Dhoma e vaksinimit i jepet një kabineti privat! Jo fëmijët dhe shëndeti i tyre por xhepi ka përparësi”, shkruan Berisha, ndërsa publikon mesazhin e qytetarit.
Pershendetjte Doktor ! Ktu jemi ne qendren shendetsore ne Shkoze / Tirane ku ne katin e pare eshte qendra shendetsore dhe ne katin e dyte Çerdhe po ktu kan hapur dhe nje klinike dentare private dhe per kete arsye zyren per vaksinimin e femijeve e kane nxjerre jasht qendres shendetsore.