Berisha do mungonte edhe sikur të mos ishte i dënuar

Etrit Berisha është një nga mungesat më të rëndësishme të kombëtares për ballafaqimin e së premtes ndaj Italisë, së bashku me Mërgim Mavrajn dhe Berat Gjimshitin. Portieri i kombëtares u pezullua me dy ndeshje pas kartonit të kuq të marrë në takimin me Izraelin nëntorin e shkuar, ndaj nuk do të mund të jetë në dispozicion të kuqezinjve as për duelin e kthimit kundër izraelitëve.
Megjithatë, edhe sikur të mos e kishte pezullimin, “gardiani” vështirë se mund të ishte në portë përballë “axurrëve”. Shkak është një dëmtim i pësuar së fundi me Atalantën, që e la pa luajtur në ndeshjen e fundjavës së shkuar ndaj Peskarës së Ledian Memushajt. 28-vjeçari nga Prishtina vazhdon të jetë me probleme, pasi edhe në seancën e paradites së djeshme u stërvit veçmas pjesës tjetër të grupit.
Gjithsesi, pozitiv është fakti që Thomas Strakosha, i cili pritet ta zëvendësojë Etritin përballë italianëve, gjithashtu po kalon një formë të mirë me Lacion.Etrit Berisha është një nga mungesat më të rëndësishme të kombëtares për ballafaqimin e së premtes ndaj Italisë, së bashku me Mërgim Mavrajn dhe Berat Gjimshitin. Portieri i kombëtares u pezullua me dy ndeshje pas kartonit të kuq të marrë në takimin me Izraelin nëntorin e shkuar, ndaj nuk do të mund të jetë në dispozicion të kuqezinjve as për duelin e kthimit kundër izraelitëve.
Megjithatë, edhe sikur të mos e kishte pezullimin, “gardiani” vështirë se mund të ishte në portë përballë “axurrëve”. Shkak është një dëmtim i pësuar së fundi me Atalantën, që e la pa luajtur në ndeshjen e fundjavës së shkuar ndaj Peskarës së Ledian Memushajt. 28-vjeçari nga Prishtina vazhdon të jetë me probleme, pasi edhe në seancën e paradites së djeshme u stërvit veçmas pjesës tjetër të grupit.
Gjithsesi, pozitiv është fakti që Thomas Strakosha, i cili pritet ta zëvendësojë Etritin përballë italianëve, gjithashtu po kalon një formë të mirë me Lacion.

Artikulli paraprakGrupi i plotë në stërvitje
Artikulli tjetërImmobile: Do ta kemi të vështirë me Shqipërinë!