Ish-kryeministri Berisha ka reaguar ashpër ndaj dhunës që biznesmeni i lidhur me Ramën Gjergj Luca ka ushtruar ndaj kandidatit për deputet të Partisë Demokratike, Luciano Boçi.
‘Ndal skenarëve të dhunës të Edvin Humbësit! Miq, kreu i meduzës Edvin Xibraka i tmerruar nga humbja e sigurt ndërsen narkobanditin Luca dhe bandën e tij kundër kandidatit për deputet të Elbasanit, Luçiano Boçi dhe e agreson fizikisht dhe i prish takimin elektoral. Dënoj me ashpërsinë më të madhe skenarin e dhunës të Edvin Drogës dhe narkobanditit të tij Luca kundër kandidatit të PD Luçiano Boçi dhe shtoj se asgjë nuk ju shpëton dot nga ndëshkimi shembullor i qytetarëve të Elbasanit me datën 25 prill.