Partia Demokratike ka kërkuar nga KQZ-ja që të verifikohet deputeti socialist i zonës së Kurbinit, Gjetan Gjetani. Kërkesa është bërë në lidhje me të kaluarën e tij. Ish-kryeministri Sali Berisha e ka denoncuar Gjetan Gjetanin që në datën 9 qershor, 16 ditë para zgjedhjeve parlamentare. Më 9 qershor, 16 ditë para zgjedhjeve parlamentare, ish-Kryeministri Sali Berisha publikoi denoncimin e një qytetari nga fshati Mali i Bardhë, ku Gjetani akuzohej për korrupsion. Për më tepër, Berisha e quante edhe narko-trafikant. Berisha shkruante se kandidati i PS-së në Lezhë, Gjetan Gjetani, ka marrë 5 milionë lekë për një çertifikatë dhe për këtë shkak i kanë anuluar një takim në fshatin Mali i Bardhë. Qytetari i kërkoi t’i kthente mbrapsht lekët në të kundërt nuk do të zhvillohej takimi. Ja çfarë shkruante ish-kryeministri Sali Berisha: Narko-kandidati nuk pranohet në fshatin Mali i Bardhë! “Ai ndëshkohet për korrupsionin e tij! Qytetari dixhital denoncon: Narko-kandidatin e Lezhës, Gjetan Gjetani, një fshatar, të cilit i kishte marrë 5 milionë lekë për t’i dhënë çertifikatën e verdhë, i zënë rrugën tek shkonte në takim elektoral në fshatin Mali i Bardhë. Takimi u anulua! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital!. “Zoti Berisha para 3 ditësh kandidati i PS, Gjetan Gjetani në Qarkun Lezhë kishte takim në fshatin Mal-Bardhë të Kurbinit, por dikush nga fshati ju zuri rrugën dhe nuk i lejoi të hynin në fshat; ai i kërkoi kandidatit 5 milionë lekët që i kishte marrë për t’i dhënë çertifikatën e verdhë. Pas shumë debatesh takimi u anulua. Respekte zoti Berisha”.
Kryesore
Continue to the categoryPanajot Laro: Qytetarë të ndershëm, jemi me Koalicionin Euroatlantik
Nga Panajot Laro
Ne jemi më të mirët.
Kudo ku kemi punuar, kemi lënë gjurmë të padiskutueshme në raport me të drejtën, të vërtetën, zbatimin e...