Berisha e fali Bashkinë Kukës, nuk i intereson të fitojë! Do të numërojë votat e humbjes si vota personale

Nga Indrit Vokshi:

Për bashkinë Kukës, mos u lodhni. Skeni për ta fituar. E fali Saliu dje në konferencë për shtyp. Tha, ska bashkëpunim me PD. Ska bashkëpunim me PD, dmth e merr prapë Edi Rama.

Se që të fitosh, nevojitet koalicion sa më i gjerë lokal. Me 14 maj, Abedin Oruçi tek pullë në Kukës mori mbi 1000 vota.

PD-ja e faktoi se mori 105 mijë vota pa bërë fushatë, pa kryetar, vetëm duke regjistruar emrin në fletë.

Sali Berishës nuk i intereson të fitojë. Po t’i interesonte, me 14 maj do i regjistronte kandidatët me PD, jo me LSI, dhe do të fitoheshin më shumë bashki.

Ai nuk i lejoi, i shantazhoi duke u thënë kush regjistrohet me PD është tradhëtar. Sepse ai ka vetëm një qëllim: ta asgjësojë ta mbysë PD, për të mbetur i vetmi në krahun e djathtë.

U faktua që ai as asgjëson as mbyt dot askënd, pasi PD mbijetoi.

Me 23 shtator, në Kukës, opozita do humbë thellë, vetëm që votat e humbjes, Sali Berisha të dalë t’i deklarojë si votat e veta. Sepse po u bashkua me kandidat konsensual, votat janë të të gjithë opozitës, jo të atij. Ai i do votat t’i llogarisë si personale.

Me ketë strategji ua theu qafën kandidatëve të 14 majit. Ata nuk kuptuan gjë hiç. I nxjerr të deklarojnë se ua vodhi Edi Rama i zi dhe kaq. Mbyllet muhabeti. Ata skanë guxim t’i thonë nuk i ke vota personale pasi na kanë votuar edhe ata që stë duan ty.

Shkur dhe shqip, ta them me gjuhë rrugaçi, opozita ska për të fituar se nuk i do trapi Sali Berishës.

Exit mobile version