Berisha e pyet në emision, nëse është i gatshëm të bëjë testin e drogës, Rama: Nuk i përgjigjem

Rama nuk i jep përgjigje pyetjes direkte të Berishës nëse është I gatshëm të bëjë testin e drogës si Presienti i ri i Ukrainës. Ai përgjigjet duke dredhuar dhe duke thënë që në krye të reagimit:” Nuk i jap përgjigje”.

Dje në mbrëmje, ish-kryeministri, Sali Berisha i bëri një pyetje kryeministrit aktual, Edi Rama. Drejtuesi i emisionit, Blendi Fevziu ia lexoi pyetjen kreut të qeverisë.

Sali Berisha: Kandidati për president në Ukrainë bëri testin e drogës, është i gatshëm ta bëjë këtë test ai? Po nuk i doli pozitiv jam gati ti pranoj të gjitha ato që ka thënë sot…

Edi Rama: Unë këtij njeriu nuk i jap përgjigje! Por jam i gatshëm të bëjë jo këtë, por edhe një gjë tjetër. Kam qenë dhe jam kundër vettingut të politikanëve,sepse mendoj se këtë e bën SPAK.

Unë jam i gatshëm që nëse ky bashkë me familjen e tij, Lulzim Basha bashkë me rrethin e tij familjar, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi jam gati t’i nënshtrohem vettingut të pasurisë përpara një trupe që të respektojë një për një, të gjitha normat që respektojnë për gjykatësit e prokurorët.

Nëse dalim të papërshtatshëm të ikim nga politika. Nuk po i them se ca është ai, që më tregon testin e drogës, kush përsërit shumë një akuzë e bën vetë. Unë jam gati që të gjithë së bashku t’i nënshtrohemi vettingut të pasurisë.

Artikulli paraprakDebati në Francë: S’mund të pranojmë në BE një qeveri të korruptuar si ajo e Tiranës
Artikulli tjetërMalaj-Veliajt: Arrogant dhe shpifës