Berisha: Edvin Kristaq Mafia merr kryesinë e OSBE si xhelat i lirisë së fjalës dhe mediave

Nga Sali BERISHA

Te dashur miq, javet e fundit Edvin Kristaq Mafia ka dale hapur me satren e xhelatit kunder fjales dhe mediave lira. Keshtu, ne prag te kryesimit nga Shqiperia te OSBE, ne kulmin e gjendjes se Fatkeqesise Natyrore, Edvin Kristaq Mafia ka ndermarre kunder lirise se fjales mediave te lira, gazetareve, analisteve si askush tjeter ne planet perveç Kim Jing Unit, nje fushate sulmesh, sharjesh dhe fyerjesh prej halabaku ordiner.

Kjo fushate e bastardit te bllokmeneve hoxhist me fjalorin e saj, qenef, hale, qene kunder mediave dhe gazetareve dhe analisteve eshte identike me fjalorin qe perdorej gjate Luftes se Ftohte kunder gazetareve dhe liderve perendimor nga Enver Hoxha, Hitleri shqiptar i Pasluftes, ati shpirteror i Edvin Mafise, ish anetari i byrose politike hoxhiste Spiro Koleka, xhelati i inteligjences teknike shqiptare, daja biologjik i Edvin Mafise dhe babai i tij biologjik, mekembesi i Nexhmie Hoxhes, Kristaq Xhelati qe firmoste varjen publike te poetit disident Havzi Nela ne gusht te vitit 1988.

Por krahas shperthimit me fjalor rrugaçi ordiner kunder gazetareve, analisteve, mediave qe nuk i kontrollon dot ai eshte versulur si lope e çmendur me gjoba duke u sherbyer me sherbetoret e tij ne AMA dhe narkogjykatesir e tij kunder te gjitha mediave qe nuk i censuron dhe kontrollon dot.

Urrejtja dhe hakmarrja e tij ndaj mediave eshte e pakufishme. Edvin Mafia zgjodhi kulmin e Fatkeqesise Natyrore Kombetare dhe dhe pragun e marrjes se kryesise se OSBE nga Shqiperia per te kaluar ne narkoparlamentin e tij paketen anti shprehje, te cilin do ta kete lakmi edhe Maduro i Venezueles.

Me kete fushate dhe keto qendrime te fjales se lire ky bastard i bllokmeneve hoxhist i deklarohet pas Enver Hoxhes armiku me i eger i lirise se shqiptareve.

Keto qendrime jane nje kushtrim per çdo shqiptar qe i besojne lirise dhe vlerave te saj, ne kembe te bashkuar te flakim sa me pare kalbesiren qe shfrytezon dramat dhe tragjedite kombetare per tju konfiskuar lirine shqiptareve! sb

Artikulli paraprakEurodeputeti kundër ligjit “anti-shpifje”: Shqipëria rrezikon kryesimin e OSBE dhe negociatat me BE!
Artikulli tjetërBerisha publikon fotot/ Sekti i tradhëtisë kombëtare edhe atletet i blejnë si padroni i tyre!