Berisha feston përvjetorin: Bekim të bëhesh 72 vjeç dhe të të duket vjeshta si pranverë!

Ish-Kryeministri Sali Berisha festoi dje 72-vjetorin e lindjes. Mijëra qytetarë i shprehën atij mesazhe urimi përmes rrjetit social Facebook, ndërsa ai vet në një postim në lidhje me këtë rast, e cilësoi këtë 72-vjetor si një bekim, ndërsa shprehu mirënjohjen e thellë për të familjarët, bashkëpunëtorët si dhe mbështetësit e tij. “72 vjeç! Miq, është fitore dhe bekim te bëhesh 72 vjeç dhe të të duket vjeshta si pranverë! Mirënjohje të pakufishme Zotit, Lilit e të gjithë familjarëve, miqve, të afërmve, bashkëpunëtorëve, mbështetësve të mi, që me dashuri, përkushtim të madh më kanë shoqëruar dhe aq shumë më kanë ndihmuar, mbështetur, frymëzuar përgjatë këtij rrugëtimi. Zoti i bekoftë!!”, shkruan Berisha në reagimin e shkurtër të tij.

Exit mobile version