Berisha feston themelimin me familjarët/ Shoqërohet nga Argita në sallën e vogël të Hotel Tirana, mungon Gaz Bardhi

Dita e sotme shënon 33-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Kreu i PD Lulzim Basha zgjodhi ta festojë në Pallatin e Kongreseve përvjetorin e themelimit të PD, ndërsa Berisha me mbështetësit e vet në Hotel Tirana Internacional (i njohur si 15-katëshi).

Sali Berisha shihet i shoqëruar nga vajza e tij Argita në ceremoninë festive që pritet të nisë me mbështetësit e Rithemelimit, ne nje salle te vogel te Tirana International. Ku dhe ne adresen zyrtare te Berishes, live nga ceremonia, jepet vetem podiumi dhe ata qe flasin e jo salla.

Në anën tjetër, Sali Berisha dhe mbështetësit e tij demokratë janë mbledhur në një hotel në Tiranë. Të pranishëm janë edhe Neritan Ceka, Nard Ndoka, ndërsa Silva Caka është përfaqësuesja nga Partia e Lirisë. Nga aleatët mungon Mediu e Shehu.

Ndërkohë mungojnë deputetët mbështetës të Gazment Bardhi.

Artikulli paraprakBasha: Partia Demokratike mbështet hetimet e SPAK ndaj krimit dhe pushtetarëve të korruptuar. Askush nuk është mbi ligjin.
Artikulli tjetërFJALA E DEPUTETES ANDIA ULLIRI NË AKTIVITETIN PËR 33-VJETORIN E PD