Berisha vijon t’i bëjë presion SPAK-ut dhe gjykatës duke bërë sikur takon qytetarë në Shqipëri.
Në vend që revolucioni dhe pakënaqësia të zienin dhe të përktheheshin në më shumë pjesëmarrës, po i ndodh pikërisht e kundërta: njerëzit po rrallohen, revolucioni nuk po ndez, entuziazmi nuk duket asgjëkundi.
Pavarësisht kësaj, Berisha është “i detyruar” t’i fshihet Prokurorëve të SPAK-ut.
Aq shpesh sa del në TV dhe në takime, fundja, ata nuk kanë ku e gjejnë.
Por çudia i ka ndodhur sot në Kamëz, kur një nga ata demokratët që shohin vetëm syri.tv dhe dëgjojnë vetëm se ç’thotë Berisha, iu ankua pikërisht për televizionin e familjes së tij, më konkretisht se pse ky tv merr në studio vetëm Baton Haxhiun…
“Sigurims, të përmasave jashtëkombëtare…” – e quajti demokrati që sheh vetëm syri.tv dhe dëgjon vetëm atë se çfarë Berisha e ka akuzuar Haxhiun.
“Nuk shofim dritë në fund të tunelit. Një stacion televiziv që është, syri.net, edhe ai merr Baton Haxhiun, merr ca sigurimsa të përmasave jashtëkombëtare, jo kombëtare…” – u shpreh demokrati i irrituar.
Mirëpo, zotëria nuk e di që Baton Haxhiu jo vetëm që ftohet te syri.tv, por edhe paguhet me honorare të mira tek televizioni i familjes së Sali Berishës.
Sepse demokrati nuk e di që Berisha vërtet e ka akuzuar Haxhiun se spiun dhe tradhëtar të Beogradit, por nuk e ka pasur seriozisht dhe me të vërtetë, ashtu siç nuk i ka shumicën e akuzave që bën për të tjerët.
Thjesht i është dashur ta quajë ashtu, dhe ashtu ka bërë.
Por hajt ta dijë demokrati i ngratë se me çfarë humori ka qenë Doktori kur e ka thënë!