Ish-Kryeministri Berisha e ka cilësuar një tjetër goditje të rëndë për qeverinë dhe kriminelët e drogës, dëshminë e dhënë nga gazetari investigativ Jetmir Olldashi.
Nw një status në Facebook, Berisha shkruan se, investigimi i Olldashit ishte goditje fatale ndaj bandës së krimit në qeveri.
Postimi i Berishës
Goditje tjetër fatale për kumbar Fatziun dhe kryekumbar Ramën nga gazetari investigatiiv Jetmir Olldashi, i cili regjistroi bisedën e Albert Veliut me baronin e drogës Agron/Geron Xhafën! Ndiqeni videon e tij. sb
Kryetari i PD, Lulzim Basha doli sot në një deklaratë për mediat, ku pasi ka bërë publike dëshminë e gazetarit Jetmir Olldashi, i cili ka bërë regjistrimet e skandalit ‘Xhafaj’, tha se, kjo është e vërteta, jo gënjeshtrat e Fatmir Xhafajt.
“Kjo është e vërteta, jo gënjeshtrat e Fatmir Xhafajt as mashtrimet kriminale të Ramës. Ai gënjeu edhe dje paciptësisht se ekspertizën ia bëri në Surrel dhe i ka dalë false. Kur gazetarët ia kërkuan se në cilën agjenci ia ka bërë analizën, ai heshti. Ai është pjesë e këtij komploti për të mbuluar këtë histori. Agron Xhafaj është bosi i drogës në Vlorë, ndaj ai u përcoll në fshehtësi të plotë dhe me urgjencë që prokuroria të thotë ne nuk e kapim dot”, tha Basha.
Mes të tjerash Basha ftoi qytetarët shqiptare, të majtë dhe të djathtë që t’i bashkohen protestës së të shtunës më 26 maj për një qeveri të re antikrim.