Berisha: Halli më i madh i Ramës janë sarajet e Surrelit, pasi nuk di ku t’i fshehë paratë

I ftuar në Ora News, ish-kryeministri Sali Berisha, ka komentuar shown e radhës së kryeministrit i cili shfaqet sërish lakuriq pra shqiptarëve. Berisha ui shpreh se, Rama është një i sëmurë psiqik.
Ndërsa shtoi se sot halli më i madh i Edi Ramës janë sarajet e Surrelit, pasi ai nuk di ku t’i fshehë paratë.
‘Ai është një i sëmurë psikik që nuk përmbahet dot. E ka kapur një problem i madh, që janë sarajet e Surrelit. Tani nuk di ku të shkojë, pasi tha se unë kam bërë para në emigracion. Ndërkohë madem Basha thotë se janë paratë e ‘Kurbanit’ aty. Tani që sarajet po peshojnë rëndë në qafën e tij ky nuk di ku të futet. Sot del që ‘ABI Bank’ i coka paratë në offshore. Do dalin të dhëna që tregojnë se këta janë përfshirë në afera të tmerrshme’, deklaroi Berisha.
Berisha tha se, studentët janë në rrugë, sepse liria akademike është asgjesuar. “Ky revolucion është një revolucion social dhe i tillë po dëshmohet. Ai filloi për një gjobë.
Në këtë kontekst unë e ndjek me simpati këtë lëvizje të mençuar, qytetare. Këta janë një gjeneratë shumë interesante.
Këta rrëzuan qeverinë faktikisht. Por për këta, ky nuk ishte një akt madhor. Në shqiptarët pëlqejmë kokat e turkut, por gjeneratat e tyre nuk e kanë këtë.
Është një i sëmurë psikik që nuk përmbahet dot dhe e tregon veten në mënyra të ndryshme. Ai nuk di ku të shkojë. I tha studentit në Vlorë se i kam paratë e emigracionit. Tani që sarajet po bëhen gjithë e më të mëdhaja, tani ai nuk di ku të futet. Këta janë të përfshirë në transaksione të tmerrshme.
Ky solli në qeveri hiçin negativ. Ia dha financat një personi që falimentoi fondin për farmacitë.
Mori Belindën që kalonte Riformaton për transportin e drogës”, u shpreh Berisha.
Emërimi i ministrit të Jashtëm
Ky njeri vihet sepse është mbështetës i projektit të ndarjes së Kosovës. Unë nuk kam asnjë paragjykim prej krahinës, por ky zotëri përfaqëson më shumë se këdo tjetër Beogradin, Baton Haxhiun

Artikulli paraprakBerisha-gazetarëve: Ndiqni shembullin e studentëve, Rama do të godasë fjalën e lirë
Artikulli tjetërBerisha: Braçe zv.kryeministër, fatkeqësi kombëtare!