Berisha: Henri Çili u arrestua me urdhër të Edi Ramës kur filloi t’i kërcënojë…

Ish-Kryeministri Berisha u shpreh se, afera Çili tregoi se një Katicë, që u stërzgjodh me shumë kritere në punë, e para futi 1 milion euro në xhep.

“Unë besoj prokurorin që thotë se, në 14 janar është organizuar një takim midis Henri Çilit dhe një drejtuesi të lartë të drejtësisë dhe ata janë, Dvorani, Sadushi dhe Llagami.

Prokuroria ka prova dhe unë atë duhet të besoj. Henri Çili u arrestua me urdhër të Edi Ramës. Në kohën time të gjithë ata që janë arrestuar janë në burg dhe nuk kanë dalë. Unë kam shumë informacione.

Për Ardi Veliun ka bërë 56 informacione SHISH për bashkëpunimin e tij me trafikantët e drogës. Çili i ka kërcënuar këta dhe kur Çili filloi t’i kërcënojë, u dha urdhëri për arrestimin e tij. Nëse e kemi parë konferencën e tij dukej se ai ishte marrë peng.

S’kisha parë njeri në atë gjendje. Pasi Rama urdhëroi Blushin për t’u thënë shqiptarëve se, nuk është e vërtetë se ka folur prokurori dhe ka filmuar me zë e figurë takimin, ndodhi kjo gjë”, u shpreh Berisha.

Berisha tha se, ky që po drejton vendin është një narkoshtet.

“1 milion euro që u bë pazari është vetëm drogë dhe unë kam bërë llogari dhe për t’i bërë këto para më duheshin dy shekuj me rrogë dhe nuk i bëja dot 750 mijë euro që shkoi në fund pazari”, tha Berisha.

Artikulli paraprakBerisha: Reforma në Drejtësi ka dështuar, gjykatësit dhe emërimet i bën një militant i PS
Artikulli tjetërBerisha: Rama do rrëzohet nga populli dhe do t’ia mbathë jo në Surel por në Serbi, ia ka bërë Vuçiç gati azilin