Berisha i rikthehet mashtrimeve për takime imagjinare Basha-Balla, për të krijuar alibinë e humbjes së zgjedhjeve

Ish kryeministri Sali Berisha nuk fuksionon dot pa një armik. Ai shpik vazhdimisht armiq, situata dhe ngjarje që janë si mastiç për të droguar elektoratin e tij.

Narkoza e radhës e doktorit është ngrohja e një gjelle të mëparshme: takimet Basha-Basha. E ka bërë këtë edhe me rastin e vakisë në shtëpinë e Irfan Hysenbelliut, të cilin tani e ka aleat me disa orë transmetim ditor.

Nuk i mjafton Doktor Berishës, Tv Syneti, i cili është nën hetim nga prokuroria e Tiranës për pastrim parash, me transaksione të dyshimta…; i duhet të shpikë edhe emisone ad hoc për të hequr vëmendjen nga humbja e sigurtë e zgjedhjeve lokale. Me logjikën e Berishës dosja e çelur për SynetiTv në Prokurorinë e Tiranës do të ishte pengmarrje të tij dhe njerëzve të tij.

Megjithtë humbja e zgjedhjeve do të jetë aq e rëndë sa krijimi i alibive për të devijuar vëmendjen e militantëve demokratë nuk do të pijë ujë. Do ti rrejë sërisht, si gjithmonë.

Në dhjetor 2021 Sali Berisha doli në media duke folur për një takim imagjinare të Bashës me Ballën, madje edhe fjetje me Erion Veliaj tek restorti i Gjergj Lucës, apo Basha i lidhur me mafian ruse, belge, serbe, me baste në Qipro, investime 2 miliard euro në Portin e Durrësit, e gjithëfarë akuzazh të tjera.

Siç u zbulua më pas, ishte Edi Rama në bashkëpunim me 2 deputetë të Berishës që kishin fallsifikuar dosje për zyrtarin e FBI McGonigal, për ti hapur çështje lobistit amerikan të PD dhe për rrjedhojë Lulzim Bashës.

Berisha është i vetmi që vazhdon lojën duke thënë se Basha nuk shkon dot në SHBA.

Ai flet me para ruse, belge dhe të tjera shpikje imagjinare të një 80 vjeçari i shpallur dy herë non grata për korrupsion dhe krim të organizuar (B9).

Ai nuk jep dot përgjigje për shantazhi që Edi Rama i bëri në parlament me datë 2 mars ku i kujtoi se Z (eni) shkon tek Lali (Ev) për leje ndërtimi, apo nuk janë Kontakt këto.

Ai nuk jep dot përgjigje pse deputetët e tij kanë brakstisur kandidatin e Tiranës Belind Këlliçi dhe sabotojnë fushatën e tij, në aferë me Erion Veliajt.

Artikulli paraprakBejko takime me qytetarë në Laprakë: Ulim ndotjen, krijojmë terrene sportive dhe rrisim hapësirat për parkim.
Artikulli tjetërKQZ nuk i jep fondet PD për zgjedhje, Alibeaj: Na kanë penguar për të bërë fushatë!