Berisha i tërbuar për Reformën Zgjedhore, kërcënon OSBE-ODHIR: Jemi sovranistë!

Sali Berisha këtë të diel ka dalë sërish në ballkonin e shtëpisë së tij dhe i tërbuar nga zhvillimet e forta, ka sulmuar të gjithë faktorët që duan Reformën Zgjedhore.

Pasi ka lëshuar batërdi halucinante ndaj kreut të PD, Lulzim Basha, i cili po shfaqet i vendosur dhe me projekt konkret për të zhbërë reformën e vitit 2008 që Berisha e bëri natën me Edi Ramën dhe që shkatërroi zgjedhjet dhe demokracinë, kreu i Rithemelimit ka kërcënuar edhe OSBE-ODHIR duke u bërë thirrje që të mos përzihen pasi “ne i zgjidhim gjërat vetë”.

Njësoj si Edi Rama i cili e ka deklaruar hapur se është kundër Reformës Zgjedhore, (Hapjes së listave, një zonë zgjedhore, vota e diasporës dhe votimi elektronik), Berisha ka bërë thirrje për sovranizëm kundër rolit të faktorit ndërkombëtar.

Berisha: Të dashur miq!

Komentoni shpesh dhe është normale, roli i faktorit të huaj.

Fatin e Shqipërisë nuk mund ta zgjidhë kurrë kush tjetër, përveç shqiptarëve, përveç jush, ndaj dhe ta marrim atë në duart tona dhe do ta zgjidhim.

Do të fitojmë.

Por nga ana tjetër unë do tu jap ju vetëm disa shembuj.

Institucionet më të rëndësishme evropiane denoncuar Edi Ramën publikisht për mohimin e të drejtave të opozitës për mohimin e komisioneve parlamentare.

Komisioni Europian i tha Edi Ramës se me mohimin e komisioneve provon fajësinë tënde si hajduti më i madh në historinë e shqiptarëve, si një nga hajdutët më të mëdhej në Europë.

Të njëjtën gjë, ministria e Drejtësisë së SHBA dërgoi në gjykatë dosjen në të cilën Edi Rama denoncohet se ka paguar 225 mijë dollarë, tradhtarit McGonigal për të luftuar opozitën.

ministria e Drejtësisë së SHBA dërgoi në gjykatë dosjen në të cilën akuzon Edi Ramën se me ndërhyrjen e Charles McGonigal ndryshoi licencat e naftës për llogari të Damian Gjiknurit dhe ish-oficerit të sigurimit të shtetit, Agron Neza.

Të dashur qytetare dhe qytetarë shqiptarë, a nuk është koha tani të pyesim veten se çfarë po bëjmë ne për të shpëtuar  Shqipërinë nga Edi Rama.

Në cilin vend që kryeministri të akuzohet nga prokuroria e një vendi për vepra të rënda kriminalre dhe të pranohet si kryeministër.

Cili kryeministër në Europë akuzohet nga KE-ja se bllokon komisionet e hetimit, vetëkuptohet për shkak të vjedhjeve të tmerrshme dhe skandaleve që ke bërë.

Pra diçka nuk shkon te ne.

Kjo tolerancë nuk na nderon ne.

Ky durim është i tepërt është i dëmshëm, ndaj dhe duhet të ngrihemi.

Përsëri po në këtë çështje, Edi Rama për të bërë ndryshimet që do në Kodin Elektoral mori pengun e tij për ta servirur si opozitë.

Pengu me porosi të Ramës, mashtroi shqiptarët kur u tha se, kanë ndërmjetësuar partnerët tanë.

Partnerët njëri pas tjetrit e përgënjeshtruan Ramën dhe pengun e tij.

I thanë se ne nuk mund të ndërmjetësojmë kurrë në akte false, pseudoreformë.

Në këtë rast i bëj thirrje ODIHR, këtij institucioni serioz, në traditën e shkëlqyer të bashkëpunimit të mbajë parasysh se Edi Rama dhe pengBasha janë një dhe vetëm një. Detyra e ODIHR dhe misioni i tij ka një kusht, bashkëpunimi me të dy palët.

Pra në këtë kontekst çdo ndihmë për binomin Rama-Basha është ndihmë për monizmin është ndihmë për konsolidimin e pushtetit të krimit të Edi Ramës.

Miqtë e mi!

Edhe njëherë nga zemra u falënderoj për këtë sakrificë që keni bërë.

Çdo ditë që kalon me dritën e të vërtetës, me kauzën që mbrojmë ne bëhemi më të fuqishëm, ne bëhemi më të mbështetur. Ne ecim më të sigurtë në rrugën tonë drejt fitores.

Fitore, fitore, fitore.

Rrofshi ju,

Rroftë opozita shqiptare,

Rroftë Shqipëria!

Exit mobile version