Berisha: INSTAT vetëdamkos Edvin Mashtrimin dhe e nxjerr ashtu siç është, gënjeshtar

Ish-Kryeministri Berisha shkruan një postim në Facebook se, INSTAT vetëdamkos Edvin Mashtrimin dhe e nxjerr ashtu siç është, gënjeshtar.

Një ditë më parë kryeministri Edi Rama do të deklaronte plot mburrje se vetëm, gjatë muajit gusht në Shqipëri janë futur1 milion turistë. Por sipas INSTAT, institucioni zyrtar për statistikat, në të njëjtën periudhë të vitit 2018, në vend kishin hyrë 1 449.952 persona.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Instat-i i vet damkos Edvin Mashtrimin per genjeshtren e tij klamoroze dhe e
-nxjerr ashtu siç eshte:
– Genjeshtar!

Te dashur miq, ketu me poshte keni deklaraten e njeriut qe ne çdo fjale nxjerr nje genjeshter pra Edvin Mashrimit, qe beri ne nje status te djeshem dhe qe une ne reagimin tim po ne FB e quajta dhe genjeshtren e 1 milionte te tij!

Ai dje, per te reklamuar nje sukses imagjinar ne postimin e tij ne fb deklaroi se:
“Ne 20 ditet e para te ketij gushti kane hyre ne Shqiperi polte 1 milion turiste te huaj ose 16,5% me shume se te gjithe gushtin e vitit te kaluar.”

Keshtu, sipas matematikes se rrencacakut profesionist i bie qe gjate gjithe gushtit te vitit te kaluar te kene hyre ne Shqiperi gjithsej 835 mije turiste apo 165 mije turiste me pak se sa ne 20 ditet e para te ketij gushti.

Mirepo INSTAT e nxjerr kete nje sukses kallp dhe Edvin Mashtrimin genjeshtar, i cili ne çdo fjale nxjerr nje rrene taze!

INSTAT ne faqen e tij zyrtare shkruan se:
Numeri i shtetasve te huaj qe hyne ne Shqiperi gjate gjithe gushtit te vitit 2018 ishte 1.449.952 pra ishte 779952 persona me shume se sa pretendon paturpesisht Edvini me genjeshtren e tij te nje milionte.

Ketu me poshte keni te dhenat e INSTAT per levizjet e shtetasve ne Shqiperi ne gushtin e vitit 2018. sb

INSTAT
Lëvizjet e shtetasve në Shqipëri, Gusht 2018.
Numri i shtetasve shqiptarë dhe të huaj të hyrë në territorin shqiptar, në muajin Gusht 2018, është 2.120.822, krahasuar me Gusht 2017, ky tregues rezulton me rritje 21,1 %.
Në Gusht 2018, numri i shtetasve të huaj të hyrë në vend është 1.449.952. Krahasuar me Gusht 2017, ky numër është rritur me 26,9 %.

 

Artikulli paraprakLubonja: Rama shumë herë më i rrezikshëm se Mihali, po bën gjithçka që Shkodra të bjerë në duart e “të fortëve”
Artikulli tjetërVjen nga Kosova të shesë makinën 30 mijë euro, ja merr djali i një pronari në Fushë-Krujë dhe nuk ia kthen më, policia nuk reagon