Berisha: Je gazetar i paguar nga Habilajt, të strehonin Haklajt për mashtrime, vrave dëshmitarin

Ish-Kryeministri Berisha ka ndërhyrë përmes telefonit në studion e emisionit “Studio e hapur” për të denoncuar kompromentimin e negociatorëve të detit me emërimin në këtë grup të Meçollarit të akuzuar nga shërbimet sekrete si spiun dhe të larguar për këtë arsye nga Shërbimi Informativ Ushtarak. Ndërhyrja e Berishës është pasuar nga britma të forta të gazetarit Hoxha. Berisha e ka denoncuar atë publikisht nga telefoni si njeri të bandave të mafies dhe që u ka shitur këtyre bandave të drogës dëshmitarin e Korçës, i cili u gjet i vdekur pas disa ditësh nga koha kur ky gazetar vizitoi një plantacion kanabisi nën shoqërinë e dëshmitarit.
Ka pasur përplasje mes ish kryeministri Sali Berisha dhe gazetarit Artan Hoxha në emisionin ‘Studio e Hapur’ në News24. Artan Hoxha deklaroi se marrëveshja e detit me Greqinë e vitit 2009 është jo transparante dhe ka bërë thirrje që Prokuroria të nisë urgjentisht hetimet për deklaratat e Berishës për një nga emrat e propozuar si negociator në diskutimet për marrëveshjen e “Detit” më Greqinë. Gjatë ndërhyrjes me telefon, Berisha e ka quajtur gënjeshtar gazetarin.

DEBATI
Berisha: Ky informacion është botuar në të gjitha mediat dje dhe është konfirmuar sot nga Sali Berisha, pasi këtë ma kanë konfirmuar gjeneralë të ushtrisë shqiptare dhe në mënyrë indirekte e konfirmoi edhe Ministria e Mbrojtjes që tha se ai është larguar nga FA. Ai është larguar në vitin 2012 dhe nuk ka shkuar në asnjë proces gjyqësor. Artan Hoxha ti je një gënjeshtar dhe sharlatan. Ti je bashkëpunëtor bandash dhe vrasës.
Hoxha: Çdo shantazh dhe presion i joti nuk më tremb dot. Ti kam nxjerrë kufomat e tua nga varri. Ti nuk më tremb mua. Nuk më ke trembur dot asnjëherë. Më mbron e vërteta.
Berisha: Ti merresh me trillime dhe mashtrime…
Hoxha: I zgjidhim herës tjetër. Ti je hijeks i Azem Hajdarit…
Berisha: Ti ke qenë bashkëpunëtor i Haklajve. Ai është bashkëpunëtor bandash, krimesh.
Hoxha: Po po, jam…
Berisha: Po ti ke vrarë dëshmitarin. Ti je hjeksi i dëshmitarit.
Hoxha: Je ti gënjeshtar. Je ti që në atë video thoje në Tropojë o gjallë o vdekur… që thoje nuk iki nga Tropoja pa e marrë këtë me vete.
Berisha: Je një gënjeshtar mjeran.
Hoxha: Je kapur ti në 21 janar duke manipuluar prova. Je ti që je kapur në Tropojë që je kërkuar q ë të marrësh me vete Shkëlqim Haklajn, dhe shkëlqim Haklaj u vra.

Berisha: Natyrisht unë nuk dija asgjë se çfarë po ndodhte. Një njeri i dënuar dhe nga forcat e armatosura si agjendë është njeriu kryesor për këto negociata. Lidhur me deklarate shpifësit profesionit që është aty, kush është sharlatan…
Hoxha: Mos më co mesazhe të koduara mos më ço mesazhe të koduara. Ta njoh të gjithë skuadrën e killeave që ke mbrapa. Nuk me tremb dot. Herë tjetër kemi të tjera kusure për të zgjidhur bashkë. Nuk me ke trembuyar dot. Jo to po as Meta, as Ram
Berisha: Vetëm gazetar nuk të marrë unë ty, ke qenë në bandën e Haklajve, të strehonin…
Hoxha: Ti lëviz me eskortë dhe me trup rojë, ndërsa unë lëviz me këmbë dhe tek kulla jote. Mos më krahaso mua me banditë, mos më fut, do shkosh si Pinoçeti në burg, dhe unë do bëj kronikën tënde ta premtoj. Ku ke e atë kasetën e Zenel Nezës, që e dërgove jashtë.
Berisha: Të gjitha bandat që kanë qenë në Shqipëri kanë marrë atë që kanë, ai është një halabak, një bishë e Haklajve është një turp i shekullit.

Berisha u është përgjigjur akuzave të gazetarit Artan Hoxha se në 2009-ën grupi negociator u mbajt sekret. Ish-kryeministri e quajti Hoxhën “një gënjeshtar të paskrupullt” dhe që sipas tij“është i akuzuar se në Itali ka vrarë një dëshmitar”.
“Ai sjell në studio trillime dhe mashtrime të paskrupullta. Nuk ka asgjë të vërtetë përveç shpifjeve të tij. Grupi negociator ka dalë disa herë. Kur njerëz apo përfaqësues të organizatave kriminale dalin në TV dhe akuzojnë është e turpshme” – tha Berisha. Ka reaguar menjëherë gazetari që ka kujtuar nga çështje si “21 janari” deri te vrasjet në Tropojë.

Intervista

Eni Vasili: Jemi duke diskutuar mbi deklaratën që ju keni bërë në parlament mbi Artur Meçollarin të cilin e keni cilësuar si spiun. A keni informacion i kujt është ky spiun, i kujt shteti dhe ku e bazoni ju këtë deklaratë?
Sali Berisha: Së pari dëshiroj të theksoj se ky informacion është botuar dje në të gjitha mediat dje dhe është konfirmuar sot nga Sali Berisha, pasi këtë ma kanë konfirmuar oficerë madhorë, gjeneralë të ushtrisë shqiptare të FA por dhe në mënyrë indirekte e konfirmoi edhe Ministria e Mbrojtjes sot me njoftimin e saj të shtypit që tha se ai është larguar nga FA për procedurë apo kur tha se ka fituar në Gjykatë në 2013. Nga ana tjetër e konfirmoi dhe vetë i akuzuari. Ai është larguar në vitin 2012 dhe nuk ka shkuar në asnjë proces gjyqësor. Dhe së dyti, duhet të dimë pak në sa shkallë gjykate ka shkuar. Së treti, e dëgjoja atë që e ke aty, që njihet universalisht për vrasësin e dëshmitarit. Ai vjell nëpër studio debatesh trillime dhe mashtrime të paskrupullta. Dua të theksoj këtu se ai grup s’ka qënë sekret sipas gënjeshtrave të tij, sepse është bërë publik, sepse grupi ka bërë konferenca shtypi, sepse grupi është paraqitur para publikut shqiptar gjatë dy viteve jo një por disa herë. Para marrëveshjes flas, jo pas.
Gjykata Kushtetuese, cilido që e lexon përveç sharlatanit të kapur në të gjitha anët thotë se Shkaku kryesor i kthimit është te plotfuqia, sepse sipas GJ.K ajo i takonte Presidentit dhe jo Kryeministrit. GJ.K nuk thotë në asnjë rrjesht të saj se u humbën 300 km siperfaqe. Nëse debati përdoret për fake neus atëherë ky është turp.

Curri: A keni info se spiun i kujt sherbimi të huaj është Meçollari?
Berisha: Nuk më lejohet mua ta bëj publike atë. Por një gjë të siguroj, se ai vendim ka qënë me miratim të prokurorisë në atë kohë.
Curri: Cfarë lëvizje tjetër do bëni që ta bëni të pamundur qëndrimin e zotit Muçollari në atë grup?
Berisha: Unë nuk i diktoj presidentit në asnjë mënyrë por Komisioni i Sigurisë së Parlamentit do merret gjërësisht me këtë problem.
Curri: Pra ju e dini i kujt sherbimi është zoti Meçollari?
Berisha: Unë nuk jap detaje. Ka një rregull në këto.
Erl Murati: Cfarë rregulli ka?
Berisha: Kur janë midis vendeve partnere apo të themi edhe mike apo jo, nuk dekonspirohet. Por këto gjatë ditëve të ardhshme unë do ti kërkoj Komisionit të Sigurisë të investigojë plotësisht aferën, për procedurën flas. Unë nuk kam dyshim në akuzën që i është bërë atij.

 

 

Artikulli paraprakDeklarata shokuese: “Thuaji Neymar të qetësohet, ose ndryshe do të kujdesemi ne për atë”
Artikulli tjetërZbulohet dokumenti që vërteton “flirtin” mes Bregut e Ramës për…