Zografi Bis zbaton politiken e spastrimit etnik te Shqiperise!
Ndrikull Shahini zbuloi dje politiken e spastrimit etnik te Shqiperise nga Zografi Bis.
Miq, ne kater vitet e fundit u larguan nga Shqiperia 415 mije qytetare, nga te cilet qindra mijra prej tyre kane kerkuar azil politik.
Ky largim masiv i qytetareve shqiptare nga Shqiperia qe po perserit vitin 1991, kohe ne te cilen te ardhurat per fryme ne Shqiperi ishin vetem 204 dolkar, te tretat me te ultat ne bote, ndodh ne nje kohe kur Shqiperia qe nga viti 2008 renditet ne vendet me te ardhura te mesme te larta dhe rreth 12000 dollare per fryme (sipas fuqise blerese).
Largimi masiv i shqiptareve nga Shqiperia gjate ketyre viteve eshte rezultat i zbatimit te politikes antikombetare te spastrimit etnik te Shqiperise nga Zografi Bis.
Kjo politik qe ka ne themel nga braktisjen e qytetareve nga shteti konsiton ne sa vijon:
1- mos rritja e rrogave dhe pensioneve dhe heqjen masive e ndihmes ekonomike
2- largimin e investimeve te huaja dhe
3- shkaterrimin ne shume menyra te bizneseve dhe vendeve te punes
4- arrestimin e dhjetra mijra veteve per fatura energjie, uje etj, gje qe nuk ndodh ne asnje vend te botes
5- nderpreja e plote e investimeve ne infrastrukturen rurale, rruge, shkolla, qendra shendetesore dhe rrenimi i shkollave dhe qendrave shendetesore, rrugeve ekzistuese
6- ilaçet masivisht te paefektshme dhe te skaduara ne treg dhe mungesa e tyre ne spitale si dhe mungesa e mjekeve specialiste ne shumicen e spitaleve periferike.
Miq, qe te gjitha keto pa perjashtim jane elementet me kryesore te startegjise antishqiptare te Zografit Bis per spastrimin etnik te shqiptareve nga Shqiperia.
Disa dite me pare ne FB tim vendosa nje foto te shkolles qe po shembej te Fshatit Pregje-Lure.
Dje ne reagim ndaj ketij statusi Ndrikull Shahini foli natyrisht jo si ministre arsimi sepse perveç rroges nuk e lidh asgje tjeter me ate detyre, por foli si zedhenese e Zografit Bis, dhe jo rastesisht u be zedhenese publike e politikes se spastrimit etnik. Ajo ne emer te Zografit bis deklaroi se na ato shkolla kane 15, 10 apo 7 nxenes dhe do te ishte papergjegjesi shume e madhe financiare te investojme ne shkolla qe se shpejti nuk do kene asnje nxenes.
Sigurisht ne rast se shkolka nuk meremetohet por rrenohet, ne rast se rruga nuk rindertohet por rrenohet, ne rast se qendra shendetesore nuk ndertohet por rrenohet, ne rast se furnizimi me uje nuk sigurohet fshati, zona ecen drejt mesjetes dhe nuk banohet por braktiset. Kjo eshte politika me antikombetare e ndjekur ndonjehere ne historine e Shqiperise. sb
Cfare tha ndrikull Shahini: “Pashë në rrjetet sociale edhe fotografi të disa shkollave, të amortizuara, në zona të thella rurale, si shembuj të mungesës së investimeve në shkolla. Dua të theksoj, se ato shkolla, kanë nga 15, 10, apo 7 nxënës në total, një rënie të vazhdueshme të nxënësve dhe do të ishte papërgjegjësi shumë e madhe financiare nga ana jonë, që të investojmë në shkolla që së shpejti nuk do të kenë asnjë nxënës“, u shpreh Shahini, mjaft e sigurtë në atë që po lexonte, pavarësisht virozës së stinës, që ia vështirësonte komunikimin.”