Berisha: Ka ardhur kërkesa për ekstradimin e vëllait të Xhafës, por u fsheh

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot në ‘Studio e Hapur’ në ‘News24’ se nga Italia ka ardhur një kërkesë për ekstradimin e vëllait të Xhafajt, Agron Xhafajt, i implikuar sipas PD më trafik droge. “Në Shqipëri ka ardhur kërkesë për ekstradimin e vëllait të Xhafës, por nuk është ekzekutuar”, tha Berisha.
Vasili: Ju po thoni që ka ardhur kërkesa dhe është fshehur?
Berisha: Pa diskutim, është njësoj si rastisi Mark Frrokut.
Çani: Cili është roli i opozitës në këtë moment?
Shkallmimi i tyre.
Çani: Ju po kërkoni ikjen e Xhafajt nga ministria
Berisha: Fatmir Xhafaj është një levë e Ramës.
Çani: Pse gjithë kjo energji doktor për të rrëzuar një ministër?
Berisha: Po është pjesë e një familje mafioze.
Aleksandër Çipa: Të gjithë këtë pasuri tani e vunë këta?
Berisha: Ka pasur disa të dhëna për Fatmir Xhafen, ka pasur edh të huaj që flisnin, por nuk kishim gjë në dorë. Ne po luftojmë familjet mafioze të pushtetit.

Exit mobile version