Analisti Artur Zheji ka deklaruar këtë të enjte në emisionin “Real Story”, se Sali Berisha ka shumë nevojë për tradhtinë e Bardhit. por nuk ka nevojë për Bardhin, pasi, sipas tij, është një parim i hekurt që thotë tradhtinë e duan të gjithë, tradhtarin nuk e do asnjë.
Zheji: Ai nuk është mirë, ne e pamë shpërthimin e tij kur i bërtiti Flutura Açkës, nuk janë shpërthime të një proteste, por të një shpërthimi psiqik. Kjo e rëndë. Nuk mund t’i shkulësh mikrofonin, dhe t’i bërtasësh një kolege, një zonje, një shkrimtare të rënduar. Berisha ka shumë nevojë për tradhtinë e Gazit, por nuk ka nevojë për Gazin, sepse është një parim i hekurt që thotë tradhtinë e duan të gjithë, tradhtarin nuk e do asnjë. Gazi tani duke shkuar te ballkoni, do të thotë që në Amerikë nuk ka dalë. Është pritur ftohtë dhe nuk i është bërë asnjë premtim