Ish-Kryeministri Berisha parashikoi një fund të hidhur për kryeministrin Edi Rama. Berisha deklaroi në studion e Abc news, se drejtësia dhe kanabisi do ta rrëzojnë Edi Ramën.
Sipas tij e vetmja rrugëzgjidhje për të shpëtuar nga e keqja është përmbysja me forcë e Edi Ramës, pasi rrugë tjetër nuk ka.
‘Kanabisi dhe drejtësia do ta kallë Edi Ramën, fizikisht apo politikisht është gjë tjetër. Këtu do të jemi. Sot drejtësia është në dorën e Ramës dhe të Don Agaçios. Plani B është përmbysja me forcë e tij, rrugëzgjidhje tjetër nuk ka. Përmbysja sa më shpejt e tij është e nevojshme. Sot ne jemi një republikë kanabisi dhe republikë bixhozi’, deklaroi Berisha.
Berisha deklaroi se, askush nuk mund ta ndalojë fjalën e lirë në Shqipëri, qoftë ky edhe Edi Rama. Sipas tij, për Edi Ramën e vërteta është shpifje.
Berisha u shpreh se, Rama po ndjek rrugën e të atit, pasi edhe Kristaqi vuante nga fjala e lirë.
‘Aq sa mund të ndalojë rrezet e diellit që bien në tokë aq mund të ndalojë dhe fjalën e lirë. Ky tregoi se po vuan një degradim psikik. Ky sorosian, që del kundër fjalës së lirë, tregon të gjithë formimin që ka. Ky po ndjek rrugën e të atit. Kam 20 vjet që i them të kërkojë falje për Havzi Nelën, sepse ka firmën babait të tij. Ne nuk mund të krahasohemi me vende e zhvilluara të BE që kanë një traditë dhe një sistem juridik që garanton liritë dhe të drejtat e njeriut. Për Edi Ramën e vërteta është shpifje’.