Berisha: Mazhoranca e përdhunuesve fshehu përdhunimin njësoj si të sëmurës me AIDS nga Balla

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka sulmuar me ashpërsi nga foltorja e Kuvendit, Kryeministrin Edi Rama dhe Policinë që fshehën abuzimin me të miturën në Kavajë dhe ka zbuluar një detaj tjetër tronditës, teksa ngriti gishtin e akuzës mbi Taulant Ballën, kreun e Grupit të PS.
“Qytetarë! Sot keni para jush mazhorancën e përdhunuesve. Në një krim të shëmtuar që ndodhi në qytetin e Kavajës, përdhunim kolektiv, Policia u njoftua. Policia ishte në anën e përdhunuesve dhe heshti, fshehu krimin.
Shërbimi Informativ njoftoi Kryeministrin dhe ministrat respektivë. Kryeministri ishte në anën e përdhunuesve. Vasalët e tij pa moral heshtën dhe fshehën krimin. Përsëritën të njëjtin skenar këta përdhunues, si tre muaj më parë me djalin e deputeti të tyre;
Përsëritën të njëjtin rast kur një e sëmurë me AIDS sulmoi kryetarin aktual të Grupit për përdhunim….(dhe tregon me gisht në radhët e deputetëve socialistë).
Është dita juaj pra! Nëse nuk i kërreni, nuk do të keni kurrë fëmijë të sigurtë në shkollat tuaja. Këta kanë moralin e përdhunuesve. Këta akuzojnë viktimat!”, tha Berisha.

LIVE – Sali Berisha nga Kuvendi i Shqipërisë.

Gepostet von Partia Demokratike e Shqipërisë am Donnerstag, 7. Februar 2019

Artikulli paraprakBasha: I keni marrë mesazhet në Berlin, në qershor nuk do të ketë hapje negociatash, përgjegjësi është kryehajduti!
Artikulli tjetërPolicia mësyn në ambientet e Fakultetit të Filologjikut, studentët: Po na bëjnë presion!