Berisha mban me shpresë të kotë militantët/ Na duhet kohë për protestat, nuk kemi bindur ende shqiptarët

Sali Berisha është i vetëdijshëm për humbjen e mbështetjes nga shqiptarët. Në konferencën me gazetarët sot, ish kryeministri Sali Berisha pranoi se nuk mund të thërriste protestat pasi nuk ka bindur shqiptarët.

Pyetje: Z.Berisha, në strategjinë tuaj politike, kur do të jetë koha e nisjes së protestave. Është janari një muaj i përshtatshëm?

Berisha: Tani, mbani shënim. Protestat do të jenë tani gjer në realizimin e qëllimeve të plota, rikthimin e votës së lirë te shqiptarët. Kjo është shpall betejë pa kthim.

Në lëvizje, nuk duhet të gjykohet lëvizja. Lëvizja duhet të gjykohet me persistencën e saj. Po ajo ka ondulacionet e veta, ajo ka kulme dhe rënie, i ka të gjitha. Rëndësi kapitale ka persistenca.

Dhe unë e garantoj Edi Ramën se ky është vetëm fillimi. Është vetëm fillimi. Na duhet edhe pak kohë. Na duhet, sepse pasi të bindim shqiptarët për gjëmën që ky u bën atyre, duke konfiskuar Kushtetutën, atëherë do shohi se çfarë rreziku.

Artikulli paraprakSPAK po tregon kush nuk e ka dashur Shqipërinë!
Artikulli tjetërSHËNIM/ Shuplaka e Ambasadës Amerikane, BE-së dhe Gjermane/ Si e keqpërdorën deputetët e “Rithemelimit” reagimin e ndërkombëtarëve?