Berisha me demokratët e Matit

Ish-Kryeministri Sali Berisha është ndalur në Mat këtë të martë në vijim të “Foltores” me demokratët dhe mbështetësit e tij.

“Foltorja” e Matit e kësaj të marte, nuk nisi si zakonisht, por me 1 minutë heshtje për viktimat e aksidentit tragjik të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Bullgari ku humbën jetën 46 qytetarë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut.

Berisha tha gjatë fjalës së tij se, ata që menduan se erdhi fundi i pluralizmit në Shqipëri, ata që menduan se narkoshteti do të jetë e sotmja dhe e ardhmja, ata që menduan se po i shkatërrojnë shqiptarëve forcën e idealeve dhe lirisë, gabuan rëndë.

1 27

Exit mobile version