Berisha me demokratët e Vlorës: Nuk do lejojmë zhdukjen e pluralizmit

Lideri historik i PD, Berisha është takuar sot me demokratët e Vlorës. Ai deklaroi se demokratët janë ngritur në këmbë për të mos lejuar zhdukjen e pluralizmit.

Berisha u shpreh se, në 8 vite Shqipëria u shpopullua njëlloj sikundër të qeveriste serbi Vaso Çubrilloviçi.

“Vijmë sot pas 8 vitesh të qeverisjes më të keqe që vendi ka njohur nga diktatura komuniste.

Vijmë sot kur Edi Rama me qeverisjen e tij ka kaluar çdo rekord të zi dhe e ka shndërruar Shqipërinë në delen e zezë të Europës.

Shqiptarët pakësohen çdo javë, çdo muaj, njëlloj sikundër të qeveriste serbi Vaso Çubrilloviçi me platformën e tij.

Në 8 vite largoi mbi 550 mijë shqiptarë nga Shqipëria. 15 fishoi prokurimet sekrete që janë vetëm vjedhje. I mbylli Shqipërisë dyert e hapjes së negociatave dhe ndërtoi në Europë narkoshtetin e parë në këtë kontinent. Bllokoi procesin e integrimit drejt BE.

Këto 8 vite kanë qenë shumë të rënda për ju. Vitet që shqiptarët nga qytetarët me rrogat mesatare më të larta në rajon, ranë në rrogat më të ulëta në rajon, 30% më të ulëta se në Kosovë”, u shpreh Berisha.

Artikulli paraprakDjegia në Zubin Potok, reagon Kurti: Serbia po provokon konflikt serioz ndërkombëtar
Artikulli tjetërBasha: Beogradi zyrtar synon destabilizimin e Kosovës dhe krejt rajonit për interesat politike të Aleksandër Vuçiç