Berisha me Lu: Situata në vend kritike

Ish-Kryeministri Sali Berisha pati një takim në zyrën e tij me ambasadorin e SHBA, Donald Lu. Në këtë takim u diskutua gjerësisht mbi situatën e rëndë në vend. Berisha theksoi se situata është shumë kritike sepse Edi Rama, pasi ka mbushur për qëllime elektorale vendin me drogë dhe e ka mohuar dhe mohon atë, pasi ka mbushur institucionet me kriminelë e po i liron nga burgjet dhe e ka mohuar dhe e mohon atë, pasi ka shndërruar administratën, të gjithë punonjësit e administratës dhe ndërmarrjeve publike në trupë elektorale të PS, ka vendosur të varrosë pluralizmin politik në Shqipëri. Në takim u diskutua gjerësisht mbi rëndësinë e vazhdimit dhe zgjidhjes me dialog të kësaj situate tejet të rëndë që përjeton vendi.

Artikulli paraprakPaloka: Më 13 maj, protesta më e madhe që ka njohur rajoni
Artikulli tjetërPandi Majko do të thoshte: Shut up!!!