Berisha: Mediat fshehin përmbytjen e shtëpive nga dalja e Lanës dhe indiferencën kriminale të Lal Plehut

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka denoncuar fshehjen nga mediat përmbytjen e shtëpive në Tiranë si shkak i daljes së Lanës nga shtrati.

Referuar denoncimit të një qytetari, Berisha e quan një akt të tillë të papërgjegjshëm, ndërsa indiferencën e kryebashkiakut Erion Veliaj si kriminale.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

E papërgjegjshme! Mediat fshehin përmbytjen e shtëpive nga dalja e Lanës dhe indiferencën kriminale të Lal Plehut.

Lexoni mesazhin shikoni videon e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje Dr. Berisha. Uroj te jeni mire. Nga dalja e lumit Lana dhe nga bllokimi i pusetave te bashkise se plehut, pothuajse e gjithe Unaza e Re eshte permbytur. Uje ka hyre ne te gjithe katet e para te banesave. Jane lajmeruar Zjarrefikset qe ne oren 04:30 te mengjesit dhe nuk erdhen dhe nuk kane per te ardhur kurre. Jane lajmeruar mediat por mesa duket do perhapin panik dhe do perfundojne pas hekurave, ndaj dhe ngurrojne te vin. Policia i shfajesonte duke thene “jane ne gjume”. Nuk ka turp me te madh. Duhet shpallur urgjent gjendje e jashtezakonshme. Nuk e dim si do na vej halli me gjithe keto reshje shiu qe po bien. Jemi ne dore te Zotit.

https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/408748123165132/?epa=SEARCH_BOX

Artikulli paraprakOpozita do të marrë pjesë në tryezën për reformën zgjedhore
Artikulli tjetërVideoskandal! Njeriu i Veliajt shkon t’ju mbyllë gojën me dhunë banorëve të përmbytur