Berisha, mesazh për dënimin e qëndrimit diskriminues ateisto-hoxhist ndaj institucioneve fetare!

Miq, Sulltan Salep Surreli, i akuzuar se eshte burgosur si trafikant i ikonave dhe shjetenimeve te tjera te vjedhura, nxori nje poster per distancimin social duke marre te vetmin shembull qe nuk duhet lejuar: grumbullimin fetar.

Denoj me ashpersine me te madhe se pari perdorimin e termit fyes “grumbullim” per besimtaret qe ndjekin meshat ne kisha dhe falin namazin ne xhamite tona.

Nje term i tille ne gjuhen shqipe ne fjalorin policor nenkupton turma protestuesish dhe here here edhe keqberesish dhe nuk mund te perdoret kurre per ata te cilet nisen per kishe, xhami dhe teqe per detyren fisnike njerezore dhe hyjnore, ate te lutjes per te Gjithfuqishmin dhe peruljes para Atij.

Nga ana tjeter ky poster, duke veçuar dhe marre si te vetmin shembull besimtaret, me keqdashje diskriminon besimet fetare dhe me mungese te plote pergjegjesie dhe respekti ndaj besimtareve u ndalon atyre sherbimet qe duhet ti bejne Zotit dhe shpirtit te tyre.

Duke denuar me ashpersine me te madhe ne forme dhe permbajte posterin ateisto hoxhist te Sulltan Salep Surrelit dhe shprehur nderimin tim me te madh udheheqesve te komuniteteve fetare dhe besimtareve shqiptar per qendrimin e tyre frymezues ne kete pandemi, kerkoj terheqjen e menjehereshme te traktit ateisto marksist qe fyen me gjuhe te padenje sherbimet e besimtareve ndaj Zotit te Madh dhe lejimin e menjehershem te rifillimit te çuarjes se mesheve ne kisha dhe faljes se namazit ne xhamit tona. sb

Exit mobile version