Ish-Kryeministri Berisha deklaroi mbrëmjen e sotme se, Met Kanani ka lidhje të drejtpërdrejta me Edi Ramën, ndërsa Gramoz Ruçi është ndërmjetës
Berisha pohoi se, ka regjistrime të tjera, por shtoi se nuk ishte në dijeni të përmbajtjes së tyre. Berisha tha se audio-përgjimi i publikuar tregoi se këta funksionojnë në bazë të kodit të drogës.
“Këtu do jemi dhe do të shihni se Fatmir Xhafaj do të ikë dhe do të vijë Taulant Balla, sepse këto nuk i ikin kodit të drogës, sepse po t’i ikin i del emri Olsi Ramës.
Met Kanani është një tjetër baron droge i partisë siçiliste. Met Kanani ka lidhje të drejtpërdrejta me Edi Ramën, ndërsa Gramoz Ruçi është ndërmjetës. Met Kanani ka një fuqi shumë të madhe në PS, ka gjysmën e grupit në dorë.”, ka thënë Berisha”, tha Berisha.
Ish-Kryeministri deklaroi se kodi i përdorur nga Rama në Gjirokastër është i qartë, i tha Xhafajt bëju gati të ikësh.
“Xhafaj ditë e natë punonte me Erjon Veliaj, i cili për t’i dhënë peshë Xhafajt e ka marrë në Holandë, sepse mendojnë se do të ndryshojnë mendimin e qeverisë holandeze. Pasi Rama dhe Ruçi sulmuan deputetetët holandezë, shkon Lal Plehu dhe Xhafaj gjoja për të rregulluar raportet, por Xhafaj është i ikur dhe po nuk e hoqi është i ikur bashkë me Ramën”, tha Berisha.