Berisha-Meta? Escobar-shqiptarëve: Të mos kthehemi pas kur mund të shikojmë nga e ardhmja

Të votosh për koalicionin Berisha-Meta për Shtetet e Bashkuara të Amerikës është një kthim pas për vendin. Kështu deklaron i dërguari i posaçëm i SHBA për Ballkanin perëndimor, Gabriel Escobar.

I pyetur se sipas të gjitha gjasave, e konfirmuar kjo edhe në sondazhe, aleanca mes Berishës dhe Metës është forca kryesore opozitare në vend dhe a do të bashkëpunojë SHBA me Berishën si drejtues opozitar, Escobar e ka thënë qartë se nuk e kupton se pse shqiptarët duhet të shohin mbrapa.

“Për mua nuk e di pse njerëzit duhet të shohin mbrapa në të shkuarën për aq kohë sa mund të shikojnë drejt së ardhmes. Do të preferoja të mos komentoja shumë rezultatin zgjedhor, por dua të sjell në vëmendje progresin që ka bërë Shqipëria për këto 30 vite.

Shqipëria ka ecur përpara në integrimin eurtoatlantik dhe ka ngritur nivelin e besueshmërisë në arenën ndërkombëtare që kurrë nuk e ka pasur më parë, dhe ka shumë sfida që duhet të përfshihen në programimin e agjendës”, tha ai për Report tv.

Exit mobile version