Berisha: Meta ka të drejtën për ta shpërndarë Parlamentin, 500 mijë shqiptarë nuk janë të përfaqësuar

Ish-Kryeministri Berisha u shpreh se, Ilir Meta mund të bëjë shpërndarjen e parlamentit. Ai tha se, Meta ka të drejtën për ta shpërndarë atë në bazë të Kushtetutës. Kjo sipas tij vjen për faktin se një pjesë e popullit janë të papërfaqësuar dhe se në parlament nuk janë 140 deputetë. Ai tha se, 500 mijë shqiptarë mbeten të papërfaqësuar.

Berisha tha më tej se, Meta duhej ta kishte shpërndarë më parë parlamentin.

Ai tha se, ishte një tubim i thirrur nga Presidenti për shkak se në mënyrë banditeske duan ti marrin kompetencat. Këtu kam qenë unë autori i Kushtetueses që Gjykata Kushtetuese të frangemtohet.

“Mazhoranca bëri një akt primitiv në rastin e Presidentit. Të dyja palët shkuan në Venecia. Tani, në të gjitha kohërat edhe në shoqëri pa shtet, nëse i drejtohesh gjykatësit do presësh fjalën e tij, por mazhoranca, dy ditë para se të vinte Komisioni i Venecias në Shqipëri, votoi ligjin, duke mos pritur opinionin”, tha Berisha.

Kjo, tha Berisha u bë vetëm për të kapur presidencën dhe në këtë rast është absolutisht përpjekje për grusht shteti. Dhe në këto kushte, Meta kërkoi mbështetjen e popullit. Dhe opozita ishte e para që do ta mbështeste. Unë e kam takuar dhe e takoj herë pas here.

Artikulli paraprakBerisha: Presidenca, i vetmi institucion legjitim
Artikulli tjetërNjë përgjigje për vëllain e Geronit, hetuesin e komunizmit, Fatmir Xhafaj