Berisha-Meta/ Miq të mirë derisa nuk na preket interesi personal!

Kishin kohë që ishin bërë bashkë por lidhja e tyre u forcua kur kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, largoi Sali Berishën pasi ishte i shpallur non grata nga SHBA dhe Ilir Meta u tregua ‘zemërgjerë’ e i dha logon e partisë së tij, për të hyrë në zgjedhjet lokale që Rithemelimi të mos asimilohej.

Krijuan dhe koalicionin bashkë dy herë.

Njëherë për zgjedhjet lokale të pjesshme të 6 marsit 2022 dhe herën tjetër për zgjedhjet në maj të 2023 ku koalicioni i tyre  ‘Bashkë Fitojmë’, (por që në fakt me rezultatin që morën në zgjedhje duhej të quhej ‘Bashkë humbasim’), u betuan se të dy bashkë do të largonin Ramën.

Të dy së bashku organizuan protesta dhe mbështesnin njeri tjetri, deri sa SPAK mori në dorë dosjet e tyre.

Dhe këtu miqësia mes Berishës dhe Metës për mbijetesë siç dhe duket mori fund, pasi secili po mundohet të shpëtojë nga varka që po mbytet, pavarësisht se ata nuk e pranojnë publikisht.

Madje çarja e miqësisë është dhe më e rëndë sa mendohet.

Prej një jave kreu i Rithemelimit ka marrë mikrofonin dhe del në dritaren e shtëpisë së tij duke mbajtur fjalime, ose më saktë duke mbajtur me gajret veten dhe ato pak mbështetës që i kanë mbetur.

Shan dhe ofendon e madje ka shkuar deri aty sa e ka krahasuar veten me Batman, (ndoshta s’ka faj se aty ku është mbyllur e imagjinon veten si Batman duke flutuar), pavarësisht se SPAK në vendimin e tij i ka ndërprerë komunikimin.

Por ajo që është e dukshme në ditët më të errëta të Berishës është mungesa e  ‘mikut’ të tij. Bëhet fjalë për Ilir Metajn i cili nuk duket asgjëkundi për ta mbështetur.

Iliri jo vetëm që nuk është parë në ‘rrugën e shpresës’ për të mbështetur mikun e tij teksa mban fjalime në kushte të vështira ku i duket vetëm koka, por as në rrjete sociale nuk e mbështet.

Madje duket se aq ngushtë i ka punët Metaj sa dhe anëtarët e Partisë së tij kanë frikë që të mbështesin hapur dhe publikisht, kreun e Rithemelimit.

Nëse shohim rrjetet sociale të disa drejtuesve të Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, Endrit Braimllarit, Erisa Xhixho, Monika Kryemadhi etj, jo vetëm që nuk kanë marrë pjesë në mitingjet e organizuar në ‘rrugën e shpresës’, por as share nuk i kanë bërë ‘luftës’ që kreu i Rithemelimit po bën.

Në fakt një shprehje e urtë popullore thotë: Miku i mirë njihet në ditë të vështira. Faktikisht në kohën e skandalit të përgjimit të Dritan Priftit, Berisha ju gjend pranë, duke i shkuar në shtëpi, shmangur arrestimin dhe duke dhënë një mesazh të qartë për prokurorinë dhe gjykatën. Por sot qenka ndryshe për Metajn: Miq deri sa nuk na prishet interesi personal, në raport me SPAK dhe arrestimin që po troket./Alfapress.al

Artikulli paraprakJo vetëm fermerët në protestë, hekurudhat në Gjermani drejt “paralizimit”, paralajmërohet grevë disa-ditore
Artikulli tjetërRindizet “Pushteti i Thashethemeve”!