Berisha në arrest shtëpie mban fjalim nga dritarja, avokati: Shkelje ligjore! Ja kur prokurori mund të kërkojë arrest me burg

Sali Berisha në arrest shtëpie për aferën ‘Partizani’ ka vendosur të mos zbatojë vendimin e GJKKO pasi dje me një mikrofon në dorë është shfaqur në dritaren e shtëpisë ku është izoluar dhe ka komunikuar me një grup militantësh që ishin mbledhur në rrugicën poshtë banesës së tij.

Avokati Arbër Hoxhaj tha në një intervistë për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv se mbajtja e një fjalimi të caktuar është shkelje në raport me ligjin procedural dhe vendimin e GJKKO-së.

‘Berisha ka detyrimin të komunikojë vetëm më pjesëtarët e familjes së tij si dhe me mbrojtësit e tij si dhe me persona të caktuar me autorizimin me shkrim të prokurorit. Mbajtja e një fjalimi të caktuar konsiderohet si një shkelje e nëntin 237, por edhe diapozitivat të gjykatës. Në raport me te gjithën, fjalimi që mbajti Berisha në raport me hetimin nuk sjell asnjë pasojë ligjore në raport me hetimin, për të cilin është caktuar masa e sigurimit.  Në raport me ligjin procedural dhe vendimin  gjykatës është shkelje.’- tha avokati.

Sipas avokatit nëse fjalimi i tij sjell pasoja në lidhje me hetimet që po kryen për aferën e privatizimit të klubit ‘Partizani’, atëherë SPAK, mund të kërkojë ashpërsim të masës së sigurisë.

‘Nuk besoj se SPAK do të kërkojë arrestim me burg, por nëse kjo do të sjellë disa pasoja për hetimin apo mbarëvajtjen sigurisht që prokuroria mund të kërkojë arrestin me burg. SPAK mund të kërkojë ashpërsimin deri në arrest me burg. Nëse fjalimet shtohen mund të kërkohet ashpërsim i masës së sigurisë.’- tha Hoxha.
I pyetur nëse rrezikon mandatin e deputetit, Hoxha tha se Berisha me autorizimin e prokurorit mund të marrë pjesë në seancat plenare në Kuvend.

‘Mund të marrë leje nga gjykata e Posaçme autorizim të prokurorit dhe mund të shkojë në seancat e posaçme. Unë e shikoj që nuk mund ta humbasë një person mandatin, aq më tepër që nuk është marrë në akuzë.’- tha avokati.

Artikulli paraprakTaksimi i profesioneve të lira, Orjola Pampuri: Akt i paprecedent kundër interesit publik. Do ketë pasoja në rritjen e çmimeve për konsumatorët
Artikulli tjetërLufta në Ukrainë/ Komandanti i forcave të përbashkëta: Mbrojtja ajrore mund t’i përballojë edhe “disa sulme të tjera”