Berisha: Në Shkodër qytetarët po përballen me narkoshtetin

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora u shpreh se skenari i zjarrit në Shkodër, në KZAZ-në e materialeve zgjedhore është model tipik stalinist.

Qytetarët po mbrojnë rendin kushtetues. Në shkodër qytetarët po përballen me narkoshtetin. Zjarrvënës janë qeveritarët e mafias. Skenari i zjarrit është skenar tipik stalinist i nisur në Raishtag dhe i përcjellë në të gjitha etapat e tjera.

Qytetarët po mbrojnë dekretin e Presidentit. Që është në kushtetueshmëri të plotë. Përveç mafias shtetërore askush nuk mund ta vërë në dikutim.Këta asgjësuan gjykatën kushtetuese. Presidenti është legjitim.

Në emisionin “Tempora” në RTV Ora, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se nuk e kuptonte pse ndryshimet kushtetuese kishin dëmtuar vendin.Ai tha se edhe nëse ndryshimet kushetuese do të ndodhin listat janë vullnet i kryetarit në çdo situatë.

“ Dëgjoj rëndom se ndryshimet kushtetuese kanë dëmtuar vendin. Mund të jem i vetmi shqiptar që nuk e kuptoj se përse e kanë dëmtuar ato ndryshime, pore unë mbështes çdo lloj ndryshimi që të bëjën pa asnjë diskutim. Unë e dëgjoj këtë. Le të ndryshojnë kushtetutën në cdo formë që të duan.

Një eksperiencë jo të shkurtër kam, por sido që ti kthesh listat ata janë vullnet i kryetarit more miq. Nuk kemi pse bëjmë iluzione. Listat i bën kryetari. Mos mendoni ju se partitë janë organizma aq demokratike sac thuhet. Partitë kanë probleme me demokracinë ju garantoj. Jo vetëm në Shqipëri”, tha Berisha.

Nga studio e emisionit “Tempora” në RTV Ora, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se Shqipërisë soti iu anulua data dhe këta që festojnë janë sharlatanë e mafioz.
“ Në 13 kushtet e këshillit të ministrave ka një kusht ndërtimi i institucioneve të drejtësisë dhe funksionimi i tyre. Ku ëhstë Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë. Në 2016 Rama thoshte janë hapur negociatat pa kushte.

Sonila Meço: Edhe sot në twitter gëzoi Edi Rama.
Sali Berisha: Rama ka me borxh që cdo lajm negativ të mashtrojë shqiptarët. Shqipëria kishte një datë. A kishte një datë Shqipëria? Jo vjet, por sivjet kishte datën. Shqipërisë sot iu anulua data. Vjet Maqedonia nuk kishte datë. Shqipëria kishte adtë. Këta festojnë se ju anulua data. Këta janë sharlatanë, janë mafioz.

Exit mobile version