Berisha nënshkruan për 3 sezone me Torinon

Etrit Berisha është zyrtarisht lojtar i Torinos. Klubi italian njoftoi nëpërmjet një cicërime në llogarinë zyrtare në Twitter se portieri shqiptar ka nënshkruar kontratë trevjeçare.

“Gardiani” 32-vjeçar, me përvojë të gjatë në elitën e futbollit italian, do të vihet menjëherë nën urdhrat e trajneri Juric që në ditën e parë të grumbullimit, më 6 korrik, për nisjen e përgatitjeve për sezonin e ri futbollistik.

Ish-trajneri i Veronës do të duhet të zgjedhë mes Berishës dhe serbit Vanja Milinkovic-Savic për rolin e titullarit të portës,

Afrimi i portierit kuqezi i hap rrugë largimit të Salvattore Sirigu nga klubi “granata”. Për portierin 34-vjeçar italian janë të hapura disa pista në Serinë A. Mund t’i bashkohet me kosto zero Cagliarit, ose të marrë rolin ë zëvendësuesit të polakut Szczesny tek Juventusi.

Në postimin e Torinos për afrimin e Berishës jepet në kronologji karriera e portierit shqiptar, nga hapat e parë me 2 korrikun, në Kosovë, tek Kalmari në Suedi për të ardhur më pas te 8 vitet e fundit në Serinë A, fillimisht me Lazion, ku luajti për tri sezone, më pas tek Atalanta po tri sezone dhe së fundmi te SPAL-i, ku dha kontribut një vit në Serinë A dhe një tjetër në Serinë B.

Në total janë 139 ndeshje në Serinë A, 25 në Serinë B, pa harruar edhe 65 paraqitjet me fanellën kuqezi të Shqipërisë.

Artikulli paraprakShevchenko paralajmëron Anglinë
Artikulli tjetërMediat italiane zbulojnë si investoheshin në Shqipëri paratë e drogës të trafikuar në Itali