Berisha nga Berati: Të përgatitemi për protestat më të fuqishme, betejë dhëmb për dhëmb me Ramën

Nga Berati ku po zhvillon “Foltoren” me demokratët, ish-Kryeministri Sali Berisha u bërithirrje qytetarëve që të përgatitemi për protestat më të fuqishme.

“Ju them sot përgatituni për protestat më të mëdha që keni parë ndonjëherë. I them Ramës se do të përballet me popullin dhe me protesta të mëdha”, deklaroi Berisha.

Ai theksoi se, Shqipëria po vuan sot për shkak të keqqeverisjes së Edi Ramës, i cili grabiti mandatin e tretë pasi u nxiu jetën shqiptarëve për 8 vite.

Berisha tha se me politikat e saj qeveria favorizoi COVID-in, duke bërë që Shqipëria të ketë sot numrin më të lartë të viktimave nga sëmundja.

“Shqipëria ka numrin më të lartë të viktimave në Europë. U ndoqën politika që favorizonin COVID-in. Kjo qeveri e ngriti Shqipërinë në çatinë e Europës për vdekshmërinë nga COVID dhe jo vetëm që nuk u larguan, por u graduan sërish në Qeveri ku vazhdojnë të vjedhin qytetarët shqiptarë.

Berisha shpjegoi edhe arsyen pse çmimi i energjisë elektrike po rritet dhe çfarë ndodhi me kaskadën e Drinit, duke bërë përgjegjës direkt kryeministrin Edi Rama.

Sot Edi Rama u bie borive të krizës energjetike, krizë e krijuar me dorën e tij. Kaskada e Drinit në korrik ka qenë në maksimumin e saj, e mjaftueshme për të furnizuar vendin me energji për tre muaj. Por çfarë bënë këta nga babëzia? E zbrazën brenda 40 ditëve, derisa e çuan në kuotën ku nuk prodhon më energji. Shitën energji me 40 euro dhe nëse KESH e shiste me 50 euro, të njëjtën energji OSSH e zbriste me 130 euro nga brokeri i qeverisë që ndante paratë me ministrat. Në një kohë kur në bursë energjia shitej me 130 euro, ky e shiste me 40-50 euro mikut të qeverisë, sepse miku i qeverisë ndante paratë me ministrat.

Dhe sot rritet çmimi apo bie çmimi i gazit, ky thotë rritet çmimi i energjisë elektrike. Në Shqipëri kishte zero motiv për të rritur çmimin e energjisë elektrike nëse nuk do të vidhej. E njëjta gjë edhge me çmimet. Janë rritur çmimet e ushqimeve bazë. Çdo qeveri e përgjegjshme do të indeksonte rritjen e çmimit, nuk ka shtuar asnjë qindarkë në rrogat dhe pensionet tuaja. Pra, kafshata u shtrenjtua edhe më shumë e shqiptarët nuk marrin një qindarkë kompensim.

Sepse kreu i Meduzës do t’i hutojë ata me ‘Arnaut 1’ ‘Arnaut 2’, satelitët, sepse problemi i shqiptarëve qenka sateliti dhe u thotë fermerëve do t’i keni të dhënat me satelit. Mashtrues dhe i pashpirtë. Nëse shqiptarët 8 vite më parë qëndronin në krye të popujve të rajonit për rrogën mesatare, përfshirë edhe bullgarë e rumunë, sot janë të fundit dhe marrin 30% më pak se në Shqipëri.

Deklaruan se do të dalin në treg për të marrë 700 mln euro borxh, kur thonë se ekonomia u rrit me 18%, mashtrojnë. Çfarë ëhtë ndërtuar në këto 8 vite? Vetëm 34 km autostradë, janë ndërtuar disa dhjetëra km rrugë të tjera, absolutisht që të gjitha janë shpërdoruar. Sot një km rrugë e ndërtuar me paratë tuaja kushton 8-10 herë më shumë se ato që ndërtohen nga Komisioni Europian. Tenderat i përfiton baxhanaku i Edi Ramës, i cili duhej të përjashtohej nga prokurimet”, u shpreh Berisha.

Exit mobile version