Berisha nga Saranda: Rama i ka bërë llogaritë gabim, do ja shkurtojmë kohën

Nga Saranda, ish-Kryeminstri Sali Berisha ka sulmuar Ramën duke u shprehur se i ka bërë llogaritë gabim. Ai tha se, do ja shkurtojmë kohën.

Po ashtu Berisha reagoi ashpër për ligjin e miratuar nga Rama për Korporatën e Investimeve, ku u meret toka pronarëve në rastin e një investimi madhor dhe posedohet nga ana e qeverisë.

Berisha u shpreh se, ky do jetë ligji i parë që do të anulohet, pasi është ligji i korporatës së grabitjes së tokave të bregut.

Dua të garantoj banorët e Himarës, se ligji i parë që do të anulohet është ligji i korporatës së grabitjes së tokave të bregut. Çfarë është ai ligj. Më vjen një mik, ish-ministër i partisë së gjelbër gjermane dhe më sjell një koncept për bregun. Kisha një parim asnjë nismë të madhe nuk e refuzoja apriori por e ndiqja me shumë përkushtim. Ai premtonte miliarda dhe hap pas hapi i dërgova këshilltarët dhe panë një model mos gaboj në Marsala në Egjipt, të atij sistemi që ishte vendosur.

Ky përfundonte në një kooporatë investimesh e cila quhet ‘një mbartëse e një qëllimi të veçantë’ dhe unë kuptova që toka private nuk shtetëzohej por në një formë shtetëzohej, pra defakto i hapej shtegu që shteti ta merte kur të donte. Jo i thashë unë. Nuk mund të ndodhë kjo nga unë. Ky për koicidencë kishte një lidhje më të afërt me Ramën. Kur ikëm ne nga pushteti, erdhi ky. Filluan punënë dhe miratuan ligjin, ligji i korporatës së Investimeve, kërvcënon çdo metër katror tokë të pronarëve të bregdetit shqiptar.

Mafje ka gjithandej. Dhe çfarë ndodh, dëgjoj në Himarë, ku një himarjot nga Bostoni po lavdëronte ligjin e Ramës. Më shkoj mendja se do jenë aksioner me të. Pasi bisedova me dy banorë himarjotë, po më thanë, i ka korruptuar dhe tani duan të na mbushin mendjen se është ligj i mirë. Ai ligj do të anulohet i pari. Ajo është se si të shpronësosh pronarin sepse do vijë X do investojë 5 milion dhe shteti do ta posedojë tokën. Këto marin fund. Ne kthejmë tokën dhe pronarin si shtyllë të forcës sonë konservatore.

Artikulli paraprakBasha: Nuk ka patur kurrë një besë midis meje dhe Sali Berishës për t’i rënë me shkelm sakrificës së demokratëve
Artikulli tjetërBiden fton Kosovën në Samitin e Demokracisë në Uashington